• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Lufta” ekonomike gjatë COVID-19, Gent Sejko tregon 5 sfidat e mëdha për përballimin e situatës

by Ardit Rada
13/05/2020 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kushtet kur ekonomia e vendit është prekur ndjeshëm nga koronavirusi, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka prezantuar 5 sfidat e biznesit dhe sektorit bankar.

Sfida e parë ka të bëjë me përballimin e emergjencës shëndetësore. Sfida e dytë lidhet me rishikimin e modelit të biznesit. Një tjetër sfidë e rëndësishme sipas Sejkos është ruajtja e likuiditetit.

Pjesë nga fjala e Gent Sejkos

Sfida e parë është përballimi i emergjencës shëndetësore. Biznesi dhe sektori bankar duhet ta kenë të qartë se kapitali  njerëzor është aseti më i çmuar i cdo kompanie. Për këtë arsye cdo masë e nevojshme nuk duhet parë si shpenzim, por si  një investim strategjik për të ardhmen e biznesit.

Sfida e dytë është rishikimi i modelit të biznesit dhe rritja e fleksibilitetit operacional. Një nga mësimet e kësaj krize është se secili nga ne mund të bëjë më shumë për adoptimin e teknologjisë së informacionit, për zhvendosjen e një pjesë të biznesit online dhe për rritjen e fleksibilitetit të eficencës rajonale.

Sfida e tretë është ruajtja e likuiditetit dhe aftësisë paguese të bizneseve. Depozitat e biznesit në sektorin bankar ishin 12% të PPB në fund të tre mujorit të parë të këtij viti. Paralelisht me to, aksesi i biznesit në fonde likuide bankare në formën e overdraftit apo të linjave të kreditit është në madhësi të krahasueshme me depozitat e vetë biznesit. Ky likuiditet përbën një barrierë të arsyeshme sigurie ndaj rrezikut. Përvoja historike tregon se krizat e likuiditetit janë shpesh pikënisje për kriza më të forta financiare. Biznesi duhet të tregohet i kujdesshëm në administrimin operacional të likuiditetit duke u bazuar në plane realiste dhe duke marrë masa. Po ashtu sektori bankar duhet të mbështesë ekonominë me fonde likuide duke bërë vlerësim të situatës. BSH ka marrë masat që sektori bankar të ketë likuiditetin e mjaftueshëm për mbështetjen e ekonomisë shqiptare.

Sfida e katër është rruajtja e kapaciteteve prodhuese të ekonomisë. Kjo sfidë nënkupton ruajtjen e shëndetit të bizneseve individuale si dhe funksionimi i gjithë zinxhirit të prodhimit dhe trajtimit. Për këtë arsye BSH sugjeron  se biznesi duhet të kujdeset për ndarje sa më të drejtë të kostove të krizës, duke afruar aty ku është e mundur lehtësitë financiare për furnitorët apo klientët afatgjatë. Sektori bankar duhet të bëjë rivlerësim të qëndrueshëm të modelit të bizneseve të kredimarrëse me realitetin post covid.

Sfida e pestë është ruajtja e stabilitetit monetar dhe financiar të vendit. Biznesi shqiptar duhet të tregohet transparent me sektorin bankar. Ky sektor duhet të afrojë ndihmën e tij në përballimin e krizës, por sektori bankar nuk mund ta përballojë i vetëm faturën financiare të krizës. Po ashtu sektori bankar duhet të gjejë një ekuilibër të drejtë midis mbështetjes së kredimarrësve në nevojë në interes dhe përfitim afatgjatë të dy anshëm dhe ruajtjes së shëndetit të bilanceve të tij.

/e.rr

Next Post
FOTO/ Nga vrasja e dyfishtë tek gjobat ndaj tregtarëve. Kush janë vëllezërit nga Shkodra që u goditen nga OFL

FOTO/ Nga vrasja e dyfishtë tek gjobat ndaj tregtarëve. Kush janë vëllezërit nga Shkodra që u goditen nga OFL

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëri-Belgjikë, aktivizohet sistemi i përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

Shqipëri-Belgjikë, aktivizohet sistemi i përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

February 10, 2026

“Çfarë idioti ndërkombëtar”, Rama sulmon prokurorin e ish-krerëve të UÇK (VIDEO)

February 10, 2026
“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

February 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Shkurt 2026

February 10, 2026
Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

February 10, 2026
“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

February 10, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

Burgjet mes sigurisë formale dhe mungesës së transparencës – Niazi Jaho: Rehabilitimi nuk mund të mbetet vetëm në letër

February 10, 2026
Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

February 10, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

PD-së i ka ndalur koha, Ramën e rrëzon vetëm një pushtet i jashtëm

February 10, 2026
“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In