• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“’Lufta’ e tyre është lojë, mos u gënjeni”/ Murrizi: Berisha e Basha kanë dashur të kruhen aty ku u hante

by Java News
18/09/2021 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Myslim Murrizi, kryetar i Lëvizjes Demokratike Shqiptare deklaroi lidhur me ngjarjet e ditëve të fundit se kreu i Partië Demokratike, Lulzim Basha dhe lideri historik i kësaj partie janë në një lojë të përbashkët.

Sipas tij, të dyve iu ka interesuar loja, veprimet e të cilës gjatë 8 viteve udhëheqje të Lulzim Bashës, t’i fshihnin pas njëri-tjetrit.

“Ato kanë 16 vjet që njihen me njëri-tjetrin, në kushtet e qeverisjes. Unë besoj që në këto 8 vite që Basha është kryetar i PD-së, iu ka ardh mirë të dyve, se padashje e kanë patur dorën në qafë të njëri-tjetrit dhe e kanë kruajtur aty ku u hante të dyve. Basha ka dashur ta shesi si ‘të gjitha vendimet që marr unë, nuk janë të miat, por janë të atij pas meje’.

Berishës i ka ardh’ mirë, sepse duke qenë në një farë mënyre në stok, pension aktiv, i ka ardh mirë të duket dhe para demokratëve dhe para qytetarëve, që ‘unë kam fuqi akoma tek PD-ja’. Pra, ka qenë një marrëveshje e heshtur që vetëm ata të dy mund ta bëjnë transparente.”

Sa i përket vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi Parlamentar, Murrizi e ka quajtur edhe këtë akt si një teatër midis liderit dhe Berishës. Sipas kryetarit të LDSH-së, Basha nuk e ‘vrau’ babain e tij politik, pasi e gjitha është një lojë.

Myslim Murrizi: Kjo është marrëveshje, midis të dyve.

Alban Dudushi: Bashës dhe Berishës?

Myslim Murrizi: Patjetër, nëse do të qëndrojmë këtu, tek rregullorja e Kuvendit për funksionimin e grupeve…

Alban Dudushi: Po, z.Berisha ka një javë që ka dalë dhe ç’nuk ka thënë deri tani për Bashën. Dje i tha ‘ish-kryetari’…

Myslim Murrizi: Çfarë kam dëgjuar unë në këto 30 vite, ça e kanë pështy këta njëri-tjetrin në mëngjes dhe e kanë lëpi në darkë. Merrni ça i ka thënë Nanos dhe si u ul me Nanon, ça i tha Metës dhe si u ul me Metën, ça i tha Meta Ramës dhe si qeverisën të dy bashkë, ça i kanë thënë njëri-tjetrit dhe si janë ul për të nda paratë.

Pra, Basha duhet të thotë ‘kam përjashtuar Sali Berishën nga Partia Demokratike.’ Dhe për forca, ai nuk është më pjesë e listës së zgjedhur nga KQZ-ja si deputet i PD-së. Grupet parlamentare do të krijohen në bazë të zgjedhjes politike dhe në bazë të orientimit politik.

Po ngelëm thjeshtë tek përjashtimin nga grupi, është lojë.

‘Unë marr imunitetin dhe rri 4 vjet në Parlament, ti je në rregull me amerikanët se iu thu që e përzura’.

Ky se ka përjashtuar nga partia, sa herë t’i mbushet mendja ai shkon në Këshillin Kombëtar. Pra, Basha duhet ta ndajë, çfarë ka bërë në fakt… nuk e ka vra.

g.kosovari
Next Post
Meta mbërrin në Presidencë vetëm pak minuta para betimit të Ramës dhe ministrave

Meta mbërrin në Presidencë vetëm pak minuta para betimit të Ramës dhe ministrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

March 30, 2026
Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

March 30, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

March 30, 2026
Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In