• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lufta e Tretë nis vërtetë me Klimën në Paris

by
30/11/2015 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Nëse do të gjykojmë për afrimin e një Lufte të vërtetë Botërore, ajo lidhet me atë që nis të hënën e 30 Nëntorit në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në Paris.

Edhe Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse e një Samiti të jashtëzakonshëm, që do i dedikohet ndryshimeve klimatike e ku 120 krerët më të lartë të botës do vendosin për fatet e botës, lidhur me uljen e emetimit të gazit serrë dhe politikave të së ardhmes mbi këto ndryshime. Ndërkohë për të kuptuar rëndësinë e tij duhet të kujtojmë se ai do të shfrytëzohet nga shumë liderë dhe për të ardhmen politike të globit. Presidenti turk Erdogan jo më kot e ka lënë si vendtakimi me presidentin rus, Putin, për të folur për incidentin e madh të tyre.

Vetëm se argumenti ynë nuk lidhet më shumë me mbajtjen e kësaj konferencë të jashtëzakonshme që do të zgjasë nga 30 Nëntori e deri më 11 Dhjetor, por se çfarë Shqipëria kërcënohet nga ndryshimi klimatik. Për fat të keq, ndryshimet klimaterike tek ne ende cilësohen anësore, megjithë efektet që kanë dhënë vitet e fundit. Të gjithë debatin për të ardhmen e vendit tonë e merr thjesht mosmarrëveshja e gjatë politike mes qeverisë dhe opozitës në parlament. Kjo prirje ndryshon vetëm për pak ditë kur vendi bëhet objekt i katastrofave natyrore, si përmbytjet, zjarret dhe temperaturat e larta, që vijnë si pasojë e ndryshimeve klimatike, të gjitha pasoja që vendit tonë po i shpeshtohen frikshëm.

Ndërkohë që është gati alarmante gjëndja dhe kapacitetet e qeverisë dhe të vendit tonë të përballojë efektet si pasojë e këtyre ndryshimeve. Për hir të së vërtetës, ndryshimet klimatike në Shqipëri janë ndjerë që në gjysmën e dytë të viteve nëntëdhjetë, kur dimri u zbut në shumë zona të vendit.

Në ditët tona dhe në të ardhmen priten rritje të temperaturave të shoqëruara me kushte ekstreme të motit dhe ulje të shirave, që do ndikojnë qoftë në valët e të nxehtit por edhe përmbytjet. Studimet kombëtare të realizuara deri më tani nga UNDP, WB, WHO kanë ngritur alarmin se burimet tona ujore mund të zvogëlohen deri më 18%. Sektori bujqësor, falë ndryshimeve të klimës do ta pësojë me të mbjellat dhe blegtorinë, duke e kërcënuar direkt cilësinë e jetës së popullsisë rurale; kurse sektori Energjetik do të ketë ndikim në konsumin dhe prodhimin e energjisë në të gjithë kaskadën e Drinit, mbi të cilin ne jetojmë sot, pasi energjia e prodhuar prej tyre parashikohet të ulet me 15% për hidrocentralet e mëdha dhe gati 20% për hidrocentralet e vegjël; në shëndetësi, rritja e valëve të të nxehtit dhe përmbytjeve mund të shkaktojë rritje të vdekshmërisë, si pasojë e sëmundjeve respiratore dhe atyre të zemrës; shtuar me pasojat, që lidhen me ndotjen e ujërave nga përmbytjet.

De jure Shqipëria është një vend që kontribuon kundër të keqes së prodhimit të Gazit me efekt serrë dhe kjo e bën të qetë në këtë Samit, sepse për “fat” niveli ynë i prodhimit ka rënë ndjeshëm. Shqipëria është palë në Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFÇC) prej Janarit 1995 dhe në Protokollin e Kiotos prej Janarit 2005. Ne kategorizohemi me statusin si vend “jo në Aneksin I” të UNFÇC-së, pa detyrime kombëtare, por krahasuar me vendet e tjera në zhvillim, (pjesë të Konventës), jemi vend kandidat për në BE dhe ky status na deyron që të ashtëquajturën INDC (Kontributi Kombëtar i Synuar për reduktim të Gazeve me Efekt Serrë) të jetë i përgatitur në përputhje me  rekomandimet e BE-s, pra të jemi pjesë me objektivat e BE-së deri në vitin 2050.

Shqipëria vërtetë i ka mbështetur qëndrimet kundrejt Konventës dhe ka percaktur targetin për eficiencën e energjisë dhe burimeve të energjive të rinovueshme ( rritje me 38%), në kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Madje, deri më 2030 përcaktohet një reduktim të CO2 me 11.5% ose 708 kton deri në vitin 2030, duke u konsideruar ky si një synim kombëtar dhe brënda detyrimeve ndërkombëtare.

Megjithatë Shqipërisë edhe në këtë rast i mbetet shumë për të bërë që nga rishikimi i legjislacionit kombëtar në disa fusha. Dhe, kostoja totale e këtyre masave për deri në vitin 2030 është rreth 687 milion Euro!!! Një faturë vërtetë që duhet menduar qartë.

Ana tjetër e medaljes është se Shqipëria vetëm plotëson dhe ratifikon firma, ndërsa studiuesit shqiptarë pohojnë se në terren gjëndja është shumë e keqe. Masat për të përballur këtë gjëndje të ndryshimeve klimatike mungojnë në kompleksitetin e tyre. Dhe, ndërkohë që në flemë mbi statistika: rreshjet e shiut janë sa gjysma e një viti më parë dhe me tendencë zbritje, e janë shtuar edhe ditët me thatësirë. Ndikimin më të madh nga ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike po e pëson Ultësira Perëndimore, që po i përmbyten hapësira të mëdha toke, afër kuotës zeros ose nën nivelin e tij. Kurse, ashtu si theksuam  kapacitetet e qeverisë dhe të vendit, janë mjaft modeste e të ulëta, kundrejt retorikës së saj lodhëse, që besojmë do e përçoj edhe në Paris. Të mos harrojmë se prej shpyllëzimit të egër, niveli i gërryerjeve të dheut nga shirat është rritur 12 herë ose 8 herë më tepër së normalja.

Shqipëria do përfaqësohet në Paris me një delegacion bajagi të madh me në krye kreun e shtetit  Nishani, që do ketë fjalimin e tij, por që nuk do mund të zotohet dot de facto pasi roli i tij është krejt i pamjaftueshëm por edhe masat dhe perceptimi i qeverive tona për ndryshimet klimaterike ende janë periferike. Ndaj, në një ditë si kjo të jashtëzakonshme, Shqipëria mbase edhe më shumë se terrorizmi do i duhet të bëjë zotime reale dhe si asnjëherë tjetër të bashkohet realisht në korin e madh, që po mendon për mbarëvajtjen e humanizmit në të ardhmen .

Dhe, nuk ka rëndësi se Shqipëria nuk ndikon në klimën e globit, këtë herë do e pësojmë nga veprimtaria e shteteve të tjerë dhe papërgjegjshmërisë sonë. Këtë gjëndje që mban erë vërtetë Luftë.

Next Post

Shkrimtari Pandeli Koçi: Dosjet manipuloheshin sipas interesave të Sigurimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taskforcë kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Tiranë, prefekti Shkëqim Hajdari: Angazhim të koordinuar dhe efikas

Taskforcë kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Tiranë, prefekti Shkëqim Hajdari: Angazhim të koordinuar dhe efikas

February 26, 2026
“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

FJALA E PLOTË/ Rama në mbledhjen e grupit të PS: 100 herë të kthehesha pas, 100 herë do zgjidhja reformën në drejtësi

February 26, 2026
Fredi Beleri kundër Shqipërisë në Prezantimin e draft-raportit në PE

Fredi Beleri kundër Shqipërisë në Prezantimin e draft-raportit në PE

February 26, 2026
Shërbim Prove….

Edi Rama, foli si kryeministër

February 26, 2026
U rrëzua aksidentalisht nga çatia, ndërron jetë 49-vjeçari në Shkodër (EMRI)

U rrëzua aksidentalisht nga çatia, ndërron jetë 49-vjeçari në Shkodër (EMRI)

February 26, 2026
Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

February 26, 2026
Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

February 26, 2026
“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën

“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën

February 26, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

February 26, 2026
Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In