• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta e tretë në Partinë Demokratike

by Ylli Pata
16/01/2023 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Partia Demokratike sapo ka nisur fazën e tretë dhe ndoshta përfundimtare të “konfliktit civil” brenda opozitës, që duket se po shënon në një homologim natyrisht jo origjinal, ngjashmërinë me luftrat punike ndërmjet Romës dhe Kartagjenës.

Kushtet për këtë luftë civile kanë nisur herët, që në humbjen e pushtetit të Partisë Demokratike, në vitin e largët tashmë 2013, ku sipas gjasave, forca, faktorë apo personazhe të rinj mund të merrnin natyrshëm rolin e protagonistit dhe të drejtonin e menazhonin opozitën. Për ta përgatitur për të ardhur sa më shpejt në pushtet.

Dhe emrat janë mjaft, që nga i ndjeri Sokol Olldashi, deri edhe protagonist që vinin nga “ekzili” i largët si Eduard Selami, apo edhe figura të tjera që mund të dilnin si pasojë e zhvillimeve të kohës.

Por Sali Berisha nuk lejoi të piqeshin kushtet, pasi ai orientoi dhe kontrolloi një lëvizje nga lart të Partisë Demokratike, duke bllokuar garën. Një orientim e kontrollim që prodhoi një efekt gjithnjë e më domino, duke rrudhur e ndezur pakënaqësinë brenda mjedisit të opozitës.

Duke përdorur metoda taktike “guerrile” Berisha tentoi që ta rrëzojë apo trazojë qeverisjen e Edi Ramës, metoda që ishin përdorur në SHqipëri gjatë periudhës 30 vjeçare. Largimi i Berishës nga roli aktiv në PD, siç edhe u pa tashmë ishte thjesht një tezë që nuk e besonte askush, aq më pak njerëzit që shkelnin çdo ditë në selinë e ish-Ushtrisë Popullore që prej 2013-s shërben si ndërtesa e opozitës më të madhe në vend.

E kështu errdhëm tek vendimi dramatik i dënimit nga qeveria e SHBA për “korrupsion madhor, minim të demokracisë dhe pengim të drejtësisë”, vendim i cili edhe shërbeu detonator i konfliktit që ishte mbajtur gjatë në tenxheren e presionit politik.

Vendimi i qeverisë së SHBA erdhi pas zgjedhjeve të 15 prillit, duke qenë përpara votëbesimit të Lulzim Bashës si kryetar i PD-së. Sali Berisha, në mënyrë të hapur mbështeti drejtuesin që zgjodhi në vitin 2013, natyrisht jo në mënyrë të verbër, por duke marrë sipas gjasave garanci verbale se gjërat do të vijonin të ishin njësoj, pra me dualizmin Berisha-Basha në menaxhimin e pushtetit të opozitës.

Por në shtator, Lulzim Basha, i dha fund kësaj marrëveshjeje, duke përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së. Vendim shumë i rëndë dhe i rëndësishëm siç po shihet edhe sot, për lëvizjen politike t ëish-kryeministrit në mjedisin politik. Pas përjashtimit, Sali Berisha nisi luftën. E cila në “Luftën e Parë” u maskua me betejën për ta hapur PD-në për këdo që e kishte Bashën armik.

Shumë shpejt u vërtetua se kjo ishte një përrallë. Berisha e donte PD-në që tu bënte vetë kryetar, ku do të zgjidhte vetë kandidatët për kryetar e deputetët. Pasi në radhë të parë, opozita i duhet si një bunker politik për të luftuar Perëndimin dhe natyrisht drejtësinë, e cila ka nisur hetimin për të dhe familjen e tij.

Këtë nuk ja besuan pjesa kryesore e Partisë Demokratike, që nga udhëheqësia qendrore, grupi parlamentar, e deri tek e gjithë struktura në bazë e PD-së. E cila i rezistoi tentativës së Sali Berishës, për ta marrë partinë jo me zgjedhje normale, por manovra të tërthorta, të njerëzve që e përkrahin atë brenda PD-së.

Kjo luftë nisi e ashpër më 8 janar, për tu vijuar më pas me të ashtuquajturat zgjedhje në degë që dështuan totalisht, apo tentative për ta marrë grupin parlamentar. Me dështimin e kësaj lufte në të gjithë segmentet e saj, Berisha deklamoi tërheqjen “taktike” për t’i shërbyer bashkimit.

Natyrisht që është një artific për të nënkuptuar marrjen apo pushtimin e kështjellës politike të opozitës.

Ndërkaq, tani ka nisur faze e tretë apo lufta e tretë civile brenda PD-së, e cila do të jetë dhe finale, pasi ka të bëjë me identitetin politik në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Sali Berishës nuk i intereson më një gjendje kompakte e PD-së, por ai kërkon t’i marrë opozitës sa më shumë prej “lëndëve të para” të saj, për ta përdorur në punishten e përbashkët që ka ndërtuar me aleatin e tij Ilir Meta. E që sipas të gjitha gjasave do të hyjnë në zgjedhjet vendore me një sigël unike.

Një PD në këtë gjendje, edhe pse duket apatike, i prish shumë punë Berishës, sidomos në bastione si Shkodra, Kamza, Lazarati etj. Pasi strukturat e PD-së në shumicën e tyre nuk janë me të e aq më pak me Ilir Metën. Ndaj do të përjetojmë sipas të gjitha gjasave një sulm frontal për ta prishur e shkatërruar atë ç’ka mbetur në PD. E cila që prej shtatorit të vitit 2021 nuk është më partia e Sali Berishës, por kundërshtarja më e egër e tij.

Next Post
SHBA-të i mashtruan me “Gërdecin” e fishekët kinezë, ja pse s’falet askush

SHBA-të i mashtruan me “Gërdecin” e fishekët kinezë, ja pse s’falet askush

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In