• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lufta e re ndaj informalitetit, si ‘maskohen’ bizneset përmes kuponëve falsë, çfarë ka zbuluar policia

by A R
11/09/2017 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Lufta ndaj informalitetit ka qenë një prej prioriteteve të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama në 4 vitet e shkuara por edhe në mandatin e ri qeverisës. Aksioni i madh i ndërmarrë rreth 3 vite më parë në terren nga tatimorët dhe strukturat e tjera ligjzbatuese, ka vijuar në mënyrë konstante edhe pse, larg trumbetimit mediatik siç ndodhte në fillimet e aksionit.
Sektori kundër krimit ekonomik në Policinë e Shtetit, ka vijuar me procedimin e pronarëve të bizneseve që i shmangen pagimit të taksave duke përdorur metoda të ndryshme, apo atyre që mbajnë punonjës të pasiguruar shkruan JavaNews. Çdo ditë policia raporton raste të shumta në të gjithë vendin ku procedohen subjekte të ndryshme. Kryesisht, rastet më të shumta raportohen në Tiranë, që përbën edhe tregun kryesor të vendit.
Me gjithë aksionet e ndërmarra, ndër subjektet më problematikë janë lokalet që mbajnë punonjës të pasiguruar si dhe nuk lëshojnë kuponin tatimor. Pas sinjalizimeve nga tatimorët, policia ka kryer kontrolle në shumë biznese, ndërsa një pjesë e mirë e kontrolleve vijnë pas denoncimeve nga punonjësit e pasiguruar shkruan JavaNews. Me dhjetëra raste procedohen nga policia çdo ditë, ndërkohë vetëm në Tiranë, 24 orët e fundit Sektori Kundër Krimit Ekonomik referoi materialet në prokurori për 4 pronarë biznesesh të cilët u gjetën me punonjës të pasiguruar.
‘Maskimi’ përmes kuponëve falsë
Të gjendur nën monitorimin konstant të tatimorëve, duket se bizneset po shfrytëzojnë hapësira dhe mtoda të ndryshme për t’i shpëtuar taksave. Moslëshimi i kuponit tatimor është një prej metodave, e cila i kushton shumë financave të shtetit bëjnë me dije burime për JavaNews në Policinë e Shtetit. Por kjo metodë është shpesh herë lehtësisht e zbulueshme pasi subjektet nuk mund të shpëtojnë përballë denoncimeve apo edhe kontrolleve të befta në terren nga inspektorët. Policia ka zbuluar një metodë të re se si bizneset i shmangen lëshimit të kuponëve.
Nga kontrollet e kryera në disa biznese, rezulton se shumë prej tyre, përdorin printera për nxjerrjen e kuponëve jo-fiskalë. Pra, në aktiviteitn e tyre këto biznese lëshojnë kuponë, por nuk janë të regjistruar te tatimet dhe rrjedhimisht shmangin detyrimet shkruan JavaNews. Lëshimi i këtyre kuponëve bëhet për të shmangur denoncimet, por me sa duket edhe kjo skemë e re ëhstë zbuluar tashmë nga policia. Raste të tilla zbulohen çdo ditë nga uniformat blu me sinjalizimin e tatimorëve. Vetëm 24 orët e fundit janë proçeduar të paktën pronarët e 3 subjekteve. Ndërkohë raportohet se kontrollet po shtohen dita-ditës/JavaNews/Andi Malasi

Next Post
Gjuriç agresiv: Mos provoni të prishni unitetin e serbëve të Kosovës

Gjuriq e shpreh qartë: Ramush Haradinaj mbetet në fletë arrestin e Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In