• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta e policisë përballë krimit, 7 deputetë të opozitës kërkojnë interpelancë me ministrin Lleshaj

by Java News
07/02/2020 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

7 deputetë të opozitës së re kërkojnë interpelancë urgjente në parlament me ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, pasi gjykojnë se ai duhet të japë sqarime për situatën e rëndë kriminale në vend dhe ngjarje e pazbuluara.

“Kërkohet një informacion për punën e dobët të policisë për zbulimin dhe parandalimin e krimeve. Marrëdhëniet polici-publik dhe sa ndikon depolitizimi i policisë në rastet e shkeljeve të ligjit. Aktualisht kemi një situatë të rëndë kriminale ku janë evidentuar raste të shumta, vrasje, rrëmbime, grabitje, kërcënimi, tritole, etj, në Vlorë, Shkodër, Elbasan, Tiranë, Lushnje, etj. Kërkohet informacionet për punën e policisë në këto raste”, thuhet në kërkesën e deputetëve për interpelancë me ministrin Lleshaj.

Ndër të tjera, në interpelancën e cila thuhet se do të parashtrohet nga deputeti Lefter Maliqi, përmenden edhe veprimet e policisë në disa protesta të fundit të ndodhura në Tiranë, siç është ajo e banorëve tek “Bregu i Lumit” dhe në zonën e Astirit, për prishjen e banesave në kuadër të projekteve zhvilluese.

“Tejkalimi i kompetencave të policisë dhe përdorimi i gazit lotsjellës ndaj banorëve të zonave të ashtuquajtura “Bregu i Lumit” të Astirit, etj kundër familjarëve dhe pleqve, fëmijëve, grave. Në cilin ligj është mbështetur policia për të përdorur forcën dhe këto mjete dhe çfarë urdhri është dhënë në këto raste”, kërkojnë sqarime deputetët e opozitës së re.

Ata kërkojnë sqarime nga ministri Lleshaj, edhe lidhur me “akuzat e policisë ndaj gjykatës, si dhe aksidentet e shumta dhe masat e marra nga policia rrugore. Masat e marra dhe rezultatet e policisë ndaj kultivuesve të drogës dhe trafiqeve, roli i policisë kufitare në pikat doganore dhë në vijën bregdetare”, thuhet në kërkesën për interpelancë.

Në përfundim ata e mbyllin duke kërkuar nga ministri i Brendshëm edhe sqarimet e tij për procesin e vettingut në polici dhe “çështje të tjera që kanë të bëjnë me rendin, sigurinë në vend”.

Deputetët që kanë firmosur janë: Lefter Maliqi, Artur Roshi, Besnik Troplini, Ramazan Gjuzi, Fatjona Dhimitri, Halil Jakimi dhe Kostaq Papa. Kërkesa është depozituar në Kuvend, drejtuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. /e.s/

Next Post
Rivlerësimi i pasurive, kreu i Kadastrës: Përfitojnë edhe ata që janë në proces regjistrimi

Rivlerësimi i pasurive, kreu i Kadastrës: Përfitojnë edhe ata që janë në proces regjistrimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Integrimi i Shqipërisë në BE, Spiropali nga Vlora: Viti 2026 vendimtar, avancojmë me fazën e re për mbylljen e negociatave

Integrimi i Shqipërisë në BE, Spiropali nga Vlora: Viti 2026 vendimtar, avancojmë me fazën e re për mbylljen e negociatave

January 31, 2026
Tiranë, ishin dënuar për plagosje të rëndë me dashje/ Arrestohen 2 persona, policia jep detaje

Tiranë, ishin dënuar për plagosje të rëndë me dashje/ Arrestohen 2 persona, policia jep detaje

January 31, 2026
Skandali seksual në Mal të Zi/ Videot intime me ish-zyrtarin e lartë, thyen heshtjen Mirjana Pajkoviç: Prej një viti në rrezik për jetën, kërcënohesha!

Skandali seksual në Mal të Zi/ Videot intime me ish-zyrtarin e lartë, thyen heshtjen Mirjana Pajkoviç: Prej një viti në rrezik për jetën, kërcënohesha!

January 31, 2026
Rey Manaj rikthehet në Turqi, Sivasspor i ofron kontratë deri në 2031-in

Rey Manaj rikthehet në Turqi, Sivasspor i ofron kontratë deri në 2031-in

January 31, 2026
Sekretet e dosjes Epstein: Bill Gates fshihte sëmundjen e tij nga Melinda pas marrëdhënieve me vajza ruse

Sekretet e dosjes Epstein: Bill Gates fshihte sëmundjen e tij nga Melinda pas marrëdhënieve me vajza ruse

January 31, 2026
Forumi i ndryshimit të mosndryshimit

Forumi i ndryshimit të mosndryshimit

January 31, 2026
Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku i ofron dorëheqjen Kuvendit të partisë

Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku i ofron dorëheqjen Kuvendit të partisë

January 31, 2026
Ambasadorja franceze: Shqipëria e shtrin hapin drej BE-së! Schieder: 2029-a, vit kyç për anëtarësimin

Ambasadorja franceze: Shqipëria e shtrin hapin drej BE-së! Schieder: 2029-a, vit kyç për anëtarësimin

January 31, 2026
Dosjet e reja të Epstein/ Publikohen foto të ish-princit Andrew në gjunjë mbi një vajzë

Dosjet e reja të Epstein/ Publikohen foto të ish-princit Andrew në gjunjë mbi një vajzë

January 31, 2026
Çështja e Irena Gjokës, PD: Vendimi i KLGJ papërgjeshmëri, ILD të veprojë me shpejtësi!

Çështja e Irena Gjokës, PD: Vendimi i KLGJ papërgjeshmëri, ILD të veprojë me shpejtësi!

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In