• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta e hartave politike

by Bajram Peçi
14/01/2025 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Pasi Trump ka shpalosur planet, ende pa marrë detyrën e presidentit të SHBA-së, ka shpërthyer publikimi i hartave me zhvendosjet që janë paralajmëruar se do ndodhin nga lëvizja e pllakave tektonike të gjeografisë politike. Është Trump ai që e nisi i pari, duke postuar një foto me hartën ku Kanadaja e Groenlanda janë pjesë e Amerikës. Është hartë memece, nuk shoqërohet me koment, por e kupton edhe një nxënës i klasës V-të. Deri tani, ndër gazeta e TV shkruhet e deklarohet se do ta marrë ishullin më të madh të rruzullit, kundrejt blerjes ose pushtimit; Kanadaja do i bashkangjitet SHBA-ve si shtet i 51-të; Gjiri i Meksikës ndryshon emrin në Gjiri Amerikan; vendoset paqja në Ukrainë pas përqafimit me Putin, por pa na dhënë kufizimin e vijave ndarëse mes Rusisë dhe Ukrainës!

Menjëherë s’vonon Rusia t’i sjellë opinionit botëror versionin e saj të hartave me ndryshimet. Nuk mjafton Ukraina! Do të duhet që asaj t’i kthehen vëndet e Balltikut dhe vetë Deti Balltik, të cilat kanë qenë të Perandorisë Ruse dhe asaj Sovjetike. Ja, shihni dhe hartat, Poloninë deri tani se ka përmendur, por hartat ruse që po shfaqen e tregojnë si pronë të Carit!

Ky botimi i hartave nisi si lojë në platformën X dhe u shndërrua në një luftë publikimesh në platforma të tjera. Në Facebook zien kazani i arshivave 250 vjeçare.

Janë të shumtë ata që luftojnë mes tyre, por më shumë dallojnë meksikanët dhe amerikanët. Hartat shoqërohen me komente prej qindra njerëzish, mes tyre dhe historianë, por më së shumti kaqolë kalimtarë që lundrojnë për t’u argëtuar e shfryrë. Ja një hartë ku Meksika ose New Mexica shtrihet në Veri-Perëndim deri në Oregon e në Lindje përfshin Floridën. Një hartë me ngjyra shfaq “Spanja e Re”, që përfshin territore në Florida, Alabama, Misisipi, pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara në perëndim të lumit Misisipi. Pason një hartë e 1800-tës ku tregohet Luziana që nuk i përket më Meksikës sepse “ja ka shitur Francës”, por e ka ende Floridën, të cilën një hartë tjetër që s’vonon të vijë prej vitit 1820 i tregon si njërën dhe tjetën si pjesë të SHBA-së.

Në autobuzin e rrugës 66 është dëgjuar të flitet se mes Trump dhe Elon Musk për t’u ndryshuar emrat rrymave Golfstrim e Nordstrim dhe me gjasa do shtojnë në rrymën e “Gjirit Amerikan” më shumë ujë të ngrohtë nga tropikët për Atlantikun e Veriut, çka do ndikojë në përafrimin e një klime të re, më të përshtatshme për nxjerrjen e mineraleve në shtetin e 52 të Amerikës, Groenlandën.

Këtë luftën e hartave shqiptarët e njohin mirë. Me pavarësimin prej Turqisë të fqinjëve tanë, Greqia dhe Serbia, filluan të botojnë harta politike dhe etnografike të kohërave të shkuara, në të cilat Shqipëria dhe shqiptarët pothuaj nuk egzistonin. Shqiptarët nuk kishin shtet, por të tjerë botonin harta, ndryshe nga ato të Greqisë e Serbisë. Janë ato të Venedikut që tregojnë të vërtetën, por fqinjët tanë as u referohen dhe as i shfaqin ne tekste. Kjo për arsye se bregun Jonian, deri në Gjirin e Artës, hartat e Venedikut e emërtojnë “Bregu Shqiptar”; se territorin që shtrihet nga Vlora në Gjirin e Artës hartat venedikase e emërtojnë “Albania Inferiore-Shqipëria e poshtëme” dhe se Janinën e quajnë kryeqyteti i Shqipërisë; se ngushticën detare që ndan Sarandën nga Korfuzi e shkruajnë “Kanali Shqiptar”.

Jo vetëm venedikasit! Një nga mjetet më shprehëse, janë hartat etnografike, për të cilat nga shqiptarët fillimisht luftën ndaj fallsifikimeve dhe mashtrimeve e ka nisur një nga mëndjet e shquara shqiptare, Mid’hat Frashëri. Në vitin 1918 ai ka botuar “Shqiptarë dhe sllavë”. Pas kërkimeve dhe një durimi të pa kufi, gjen në bibliotekat helvete dhe franceze një sërë hartash, të cilat ai i publikon dhe ja kundërvë nacionalizmit të sëmurë serbo-sllav e më gjerë. Kishte vite që Serbija e kish emëruar territorin shqiptar të Dardanisë si “Staraja Serbia”.
Mit’hat Frashëri boton hartën etnografike të vitit 1861, stampuar në Paris, një nga orvatjet më të hershme të hartografisë për etnitë, që pasqyron shtrirjen e pozicionimin e popullsive në Ballkan, rrjedhë e tërë regjistrimeve të bëra nga administrata e Perandorisë Otomane. Shihet qartazi se shqiptarët popullojnë në mënyrë zotëruese territoret që shtrihen nga Dardania deri në gjirin e Artës.

Më tej shohim hartën e Costantin Noe, rumun, në veprën “Les Koutzovalaques-1913”, ku duket qartë se shqiptarët shtrihen deri në gjirin e Artës. Më tej akoma, shikoni hartën etnografike të Carl Sax, konsull austro—hungarez, “Buletin i Shoqërisë Perandorake-Wien 1877”, ku duket qartazi se Janina, Manastiri dhe Bregu Jonian, deri në Artë, banohen në shumicë nga shqiptarë.

Harta etnografike e vitit 1876 është e hartografit gjerman, H. Kiepert, megjithëse deklarohej si filogrek, nuk guxon të mos japë bregdetin jonian tërësisht shqiptar, deri në Artë. E njëjta gjë edhe me hartën etnografike të filosllavit Mirkoviçit, e botuar në Moskë, më 1867-n. Autori rus, pansllavist i deklaruar, detyrohet t’i shënojë shqiptarët në hartën e tij dhe në lindje të Kosturit.

Kaq me hartat dhe përdorimin e përhershëm politik të tyre! Ua ndërmend lexuesëve se jemi në pritje të kohërave që të shtijnë drithmat, do na ravijëzojë ndryshe në harta apo do jetojmë krah një mbrojtësi të madh si SHBA? Me gjasa, nëse jo në Zvicër, por në Beograd do bëhet takimi Trump—Putin, keqësimit të marrëdhënjeve SHBA-Kosovë që u bëri Kurti, u shtohet dhe kjo preferencë që shkon për Serbinë dhe ma do mendja që do ta vuajmë! I këshilloj Kurtit të vejë ca tabela drejtimi me emërtimin “Liqeni Trump”, të cilin ka vazhduar ta quaj “Liqeni Ujman”, (ndonëse ish kryeministri Abdulla Hoti e ka nënshkruar) dhe t’i botojë në hartën e Kosovës. Grenell nuk besoj se harron! Çfarë do ndodhë zoti Kurti!? “Kur s’deshe ilaçin, duro dhimbjen”-thonë anglezët.

Hmmm…po me ne çdo bëhet?! SHBA-ja, aleat dhe mbrojtës i madh i kombit shqiptar, ishte e tillë në kohën e Klinton dhe Biden. Të dy ishin njohës të mirë të rajonit, njihnin synimet e parreshtuara të Rusisë për ekspansion zotërues të Ballkanit, Biden ishte dhe një njohës e mbrojtës i pa çmuar i Kosovës. Ata nuk janë më dhe bashkë me mungesën e tyre, shumëkush druhet se liberalizmit dhe demokracive europiane po u vjen fundi. Nga sa shihet, në ekipin e Trump pak besojnë në genocidin që Serbia ushtroi egërsisht ndaj popujve Boshnjak e shqiptarë! Thuhet se janë gati 425 miliard dollarë të Elon Musk që ky “liberalizmi i pështirë” i demokracive të majta të shmanget nga pushteti.

Jemi bijtë e kohës që po jetojmë, por sa vështirë është të gjësh kënd që ta njohi atë, një shkencëtar përshëmbëll të politikës aktuale për të na thënë nëse SHBA, ata që e krijuan Republikën e Kosovës, do ta ruajnë apo do ta braktisin nën presidencën Trump? Ta dimë që të mbledhim mëndjen: të dorëzohemi apo të armatosemi? Ndryshe, me vdekjen e NATO-s, neve na fshijnë. Po ndodhi kështu, kambanat do binin në Tiranë!

Next Post
Atentati në Vlorë për hakmarrje? Gazetari: 30-vjeçari u qëllua me breshëri, ja çfarë u gjet në automjet

Atentati në Vlorë për hakmarrje? Gazetari: 30-vjeçari u qëllua me breshëri, ja çfarë u gjet në automjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In