• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Lufta e ftohtë, tragjedia e ortekut dhe misteri i Mehmet Shehut

by A R
07/04/2025 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kol (L) Prof. Myslim Pasha*

Lufta e Ftohtë ishte një gjendje e tensioneve politike dhe ushtarake pas Luftës së II Botërore, Termi “e ftohtë” është përdorur për shkak se nuk kishte luftime në shkallë të gjerë të drejtpërdrejtë mes dy palëve.

1. “Ne ishim nё Luftё!” “Nё cilёn Luftё!?”

Ka njё njё pёrgjigje tё rreptё, reale dhe tё plotё, se kjo ‘luftё ‘qё po shkoqitim, ndodhi nё pёrkim me ndryshime tё situatave nё Botё, pas Luftёs sё Dytё Botёrore kur Shqipёria u pёrfshi nё erёrat e Luftёs sё Ftohtё*). Ngrirja ideologjike e Shqipёrisё ka ndikimet e saj reale.

Ditë më parё, kur nё mjediset e Akademisё Ushtarake u organizua njё takim , me rastin e 80 vjetorit tё krijimit tё Shkollёs Ushtarake Skёnderbej. Pёr shkaqe ideologjike tё njohura tanimё, duhet tё ndryshojnё edhe terminologjitё dhe vlerat historike tё cilat duhet tё rishkruhen, si e gjithё historia.

Kёsilloj edhe kushtimi i mёsipёrm pёr 11 dёshmorёt tё Atdheut tё rёnё nё njё :’Luftё’ tё ndryshme, asaj ndaj ortekёve tё dёborёs nё 6 shkurt 1981 nuk ka qёnё aq e lehtё tё zinte vendin e duhur.*)

2. Metaforё absurde!

Po shfaqej njё dekumentar historik , ku parakalonin nё pёrfytyrim filmi, brezni dhe arritje,secili e gjente veten, nё kuptimin dhe gjurmёn e duhur. Nё rreth njё orё, shpalosjeje tё kontributeve nuk cekej periudha e Luftёs sё Ftohtё e cila ishte realizuar me idenё e “Perdes sё Hekurt” qё e ndau Europёn nё dy pjesё, dhe Shqipёria nё pёrpjekjet e saj e shpallte “Luftёn kundёr Imperializmit dhe Revizionizmit ( tё Socialrevizionizmit), (qё ish absurde…)

E nё kёtё kuptim pёrgatitja ushtarake pati zhvillimet e saj, me njё metaforё, po aq absurde, tё atij flamurit fitimtar, nё beden tё kёshtjellёs socialiste…Pavarur kёsaj nё Shqipёrinё Ideologjike ishin bёrё pёrgatitje ushtarake e cila vlerёsohet edhe sot.

Si shёmbull kuptimplotё po e pёrzgjedhim, se ai mbetet qё tё rrojё, paharruar, si shёmbёllimi qё la “Lufta” ndaj ortekёve tё dёborёs nё Feken e Malin me Gropa në 6 shkurt tё vitit 1981.

Ishte ajo shkollё Lufte ( Shkolla Ushtarake) pavarёsisht se ç’emёr ideologjik kish qё me pёrgatitjen e lartё, tregoi se edhe nё njё kamping tё vogёl ushtarak pёr stёrvitjen dimёrore realizohej njё objektiv aq i epёrm.

Mes asaj dёbore ndёnё atё erё tё ngrirё, zemёrat djaloshare lanё njё amanet tё lartё, nё pёrgatitjen qё duhet bërë, pёr tё lexuar librin e Luftёs ndaj natyrёs sё egёr qё duhet tё pёrballohet. Nё propagandёn qё e ka secila ushtri, nuk e shmang vemёndjen, ndaj mёsimeve qё nxirren.

Nё termat luftarake dhe ato tё pёrgatitjes fizike, janё tё dukshme profilet e Luftёs, synimet, pёrqasjet. Djemtё e Luftёs ishin, nё luftё tё vёrtetё e nё situatё kulmore.Qё nga kushtrimi luftarak, njohja e natyrёs, studimi topografik, detyrat e secilit luftёtar, pararoja dhe pasroja, sinjalistika,paisjet, zig-zaget studimore të gjurmimit etj rrёfejnё profilin luftarak tё njё vepre qё do tё rrojё nё kujtesё. Ajo ndodhi nё 6 shkurt 1981.

3. Viti 1981, Viti i Mehmet Shehut!

Po duhet tё shkёputemi pёr njё ndalesё tragjike, pёr tё parё se si i vihej fre Shqipwrisё Ideologjike duke e trajtuar atw ‘Luftw’ nё ingranazhet e heshtjes dhe konspiracionit, duke mos folur as gjysёm fjale pёr atё heroizёm real qw kishte ndodhur.

Mё poshtё kemi mbledhur dhe krahasuar hollёsi pёr atmosferёn groteske të krijuar, qё edhe lёvizja e kolonave tё tё rёnёve nёpёr Shqipёri, dhe nё familjet e tё rёnёve, duhet tё ishte sa mё pak e dukshme atmosfera edhe pse ishte pёrgjatё natёs. Nuk duhet tё kishte as pyetje e as komente, dhe Organizatat e Partisё tё ishin vigjilente nё ruajtjen e kёsaj fshehtёsie vrastare.

Ngjarja ndodhi nё dimrin e vitit 1981, por duhet të pritej, kaq gjatё, rreth 18 vjet, qё tё krijohej hapja dhe besimi pёr t’u akorduar martirёve titullin Dёshmor i Atdheut, me Vendim Nr. 2506/2 datë 1.9.1999, pas ndryshimeve Demokratike.

Situata pёrkon edhe me atё tёrmet nё vete, qё po ndihej nё jetёn tragjike tё Shtetit Ideologjik, pas furisё sё ashpёrsimit tё luftёs sё klasёs, nё kasaphanёn ndaj ‘grupeve armiqwsore’ e nё pёrmbyllje me vrasjen e Gjeneralёve.

Gjatё asaj ditёnate nё secilin hap do tё vesh re me dyshim, pёr misterin bashkёshoqёrues, kur Mehmet Shehu kishte marrё vet nё pёrkujdesje Ceremonialin Protokollar e mortor. Sikundёr del, Kryeministri nuk ishte vёnё nё dijeni, nё zinxhirin e lartё tё komandimit, nё luftёn ndaj orteqeve, por ai vet, ka shmangur me kujdes dyshimin se kush mund tё ishin urdhёrdhёnёsit ( Nexhmije Hoxha dhe Ramis Alia), kur Ministёr i Mbrojtjes ishte Kadri Hazbiu.

Mehmet Shehu nuk komunikoi asnjёherё nё radiondёrlidhje me Ministrin e Mbrojtjes. Pёrzgjedhja e uniformave mё tё bukura prej tij, iu shkonte bukurisё rinore Skёnderbegase tё studentёve dhe oficerёve tё luftёs.

Po kёsilloj, ai vetë u interesua pёr njerёzit e njohur nё krahinёn e Mallakastrёs, shokё tё tij tё Luftёs, si Haziz Dule Kremenari i cili pati nё atё ‘luftё’ Bilbil Pashёn, Dёshmor i Atdheut. Telegrami i tij ёshtё dorёzuar dorazi dhe ruhet si dokument.

4. Fakte tragjike.

“Nuk ka asnjё informacion nёse Enver Hoxha nё datat 6, 7 shkurt ka marrё njoftim pёr Luftёn me Ortekёt , apo tё ketё dhёnё ndonjё porosi.”

“Sapo mbёrriti helikotpteri i parё, porositё qё erdhёn ishin “Tё mbahen nё konspiracion tё rreptё statistika e tё rёnёve nё Tiranё … se armiku punon…”. ”Porositё pёr organet partiake janё,  tё punohet me njerёzit, sa mё parё tё shenohen pёr tё ardhur nёn armё, vellezёr apo kushёrinj, si zёvendesues, nё pozicionet bosh qё ka mbetur…”

“Lёvizja e kolonave qё shpёrndahen pёr tё çuar luftёtarёt nёpёr atdhe tё bёhet me shumё kujdes, pёr tё mos krijuar dyshime…” “Infermjeri i Luftёs, nga Corrushi, kishte ardhur pёr ngushёllim nё familjen e Dёshmorit tё Atdheut, Bilbil Pasha.

Në odё ndodhej dhe njё nga oficerёt shoqёrues,  Ceremonialit. Infermjeri bёri njё pyetje: “Po pse tё shkretёn nuk u vlerёsua mё parё rruga, ku do tё ngjiteshin djemtё nё atё borё tё vdekjes…?”, tha Infermjeri i Luftёs!

Menjёherё oficeri shoqёrues, u ngrit i alarmuar: ”Rrugёn e borёs e kish parё dhe pastruar Partia, ajo ka qёnё nё drejtimin e duhur, duhet tё mbyllet goja e armiqёve tw Partisё!” Kaq u desh dhe miku nga Corrushi, u ngrit me të madhe dhe doli nga oda e ngushllimeve dhe u largua.

Këto ishin ekstremet ideologjike që në kushte të tanishme duken të pabesueshme.

*Autori i shkrimit ёshtё dёshmitar nё disa hollёsi lёvizjesh nё atmosferёn e pёrgatitjes sё Ceremonialit, kur ai interesohej pёr identifikimin e vёllait tё tij tё rёnё, Studenti i Luftёs Bilbil Pasha, dhe telegramit tё ngushёllimit mortor tё Mehmet Shehut, pёr Haziz Dulen , shokun e tij tё Luftёs

Next Post
Eksporton prej 25 vitesh drejt SHBA, sipërmarrësi shqiptar tregon si do të preket nga tarifa 10%

Eksporton prej 25 vitesh drejt SHBA, sipërmarrësi shqiptar tregon si do të preket nga tarifa 10%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kokainë, ar dhe mish: si Amazona kolumbiane u shndërrua në një biznes fitimprurës për rrjetet kriminale”

“Kokainë, ar dhe mish: si Amazona kolumbiane u shndërrua në një biznes fitimprurës për rrjetet kriminale”

December 27, 2025
Liderët evropianë dhe Von der Leyen sot në një telefonatë me Zelenskyn dhe Trumpin

Liderët evropianë dhe Von der Leyen sot në një telefonatë me Zelenskyn dhe Trumpin

December 27, 2025
Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Rezoluta kopile që do rrëzojë Ramën në mars…

December 27, 2025
Media britanike: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian! Kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

Media britanike: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian! Kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

December 27, 2025
Presidenti Trump “i prerë”: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

Presidenti Trump “i prerë”: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

December 27, 2025
FOTO/ Humbi vëllain në një aksident tragjik, Gjesti i rikthehet muzikës pas disa muajsh shkëputjeje

FOTO/ Humbi vëllain në një aksident tragjik, Gjesti i rikthehet muzikës pas disa muajsh shkëputjeje

December 27, 2025
FOTO/ Televizioni i familjes Berisha i fik sinjalin Salianjit në Durrës

Ervin Salianji nuk ndalet/ Vijon turin e takimeve, sot në mbrëmje me demokratët në Shkodër

December 27, 2025
Mbyllen përkohësisht dy aeroporte në Poloni, shkak sulmet ruse në Ukrainë

Mbyllen përkohësisht dy aeroporte në Poloni, shkak sulmet ruse në Ukrainë

December 27, 2025
Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint/ Prokuroria Sarandë çon në gjyq 5 persona, mes tyre kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint/ Prokuroria Sarandë çon në gjyq 5 persona, mes tyre kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

December 27, 2025
“Demokratë, mbështeteni Ervinin!” Spaho: Flamur Noka, burri më pab*thë që ka partia

“Demokratë, mbështeteni Ervinin!” Spaho: Flamur Noka, burri më pab*thë që ka partia

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com