• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lufta e Ftohtë” mes Prishtinës dhe Tiranës

by Enver Robelli
18/12/2020 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Problemi i Edi Ramës në raport me Kosovën është se viteve të fundit nuk e ka luajtur rolin e kryeministrit të Shqipërisë në Kosovë, por rolin e sekretarit të ish-presidentit të Kosovës. Pa u konsultuar me mbarë spektrin politik të Kosovës, Rama ka vrapuar pas projekteve, autor i të cilave – në zanafillë – ishte kryetari i Serbisë. Ramush Haradinajn deshi ta hedhë në gjyq dhe kundër tij përdori fjalë të rënda.(sipas «traditës» Haradinaj ia ktheu me të njëjtën monedhë). Rama e quajti Isa Mustafën tinëzar (të dy polemizuan sa i përket «Mini-Schengenit», që përfshin edhe daljen e Serbisë në Detin Adriatik). Mustafa iu kundërpërgjigj: «Unë nuk dëshiroj ta cilësoj ashtu siç e meriton, sepse është kryeministër i Shqipërisë». Secili mund ta marrë me mend se çfarë fjalësh ruan në arsenalin e tij Isa Mustafa për Edi Ramën.

Që Edi Rama s’mund t’i durojë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, nuk është befasi e madhe. Pa marrë parasysh se a kanë apo jo vlera si politikanë (sipas kutit të Ramës apo ndonjë propagandisti medial), Kurti dhe Osmani përfaqësojnë diçka tjetër nga modeli i politikanëve të deritanishëm të Kosovës. Fitorja e partive të tyre (me Kurtin dhe Osmanin si kandidatë për kryeministër) në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar, shkaktoi një panik në mesin e sundimtarëve «socialistë» në Tiranë. Ekzistonte frika se modeli kosovar i ndryshimeve më të thella mund të përsëritet edhe në Shqipëri. Duket se kjo frikë, ky panik ekziston ende.

Askush në Tiranë nuk duhet të acarohet dhe humb arsyen kur qytetarët e Kosovës nuk votojnë sipas pritjeve të kësaj apo asaj partie në Shqipëri. Kjo s’është punë e Shqipërisë. Askush në Tiranë nuk duhet të acarohet dhe humb arsyen kur politikanët e Kosovës gjejnë ndonjë fjalë kritike ndaj sjelljeve të politikanëve të Shqipërisë ndaj Kosovës. Edi Rama ka ardhur në Kosovë dhe ka mbajtur fjalim në Kuvendin e Kosovës, të cilin ia ka bojkotuar gjysma e Kuvendit për shkak se ka tentuar të (ri)shkruajë historinë e Kosovës, të cilën përpiqen ta (ri)rrëfejnë suflerët e tij qe 20 vjet në Kosovë – pa sukses.

Pastaj kur i ka parë pasojat e fjalimit të tij popullist, Rama vrapoi te varri i Ibrahim Rugovës. Edi Rama nga Kuvendi i Kosovës ka bërë thirrje për një «president të përbashkët» të Kosovës dhe Shqipërisë dhe këtë e ka bërë për poza patriotike. Në Bruksel – ku iu lutet burokratëve të atjeshëm për integrim të Shqipërisë – «presidenti i përbashkët shqiptar» nuk është fare temë. Ose mund të jetë temë anekdotash. Sepse politikanët shqiptarë ndryshe flasin për nevojat e publikut lokal, e krejt ndryshe kur përballen me faktorët perëndimorë.

Edi Rama sot ka raport të acaruar me pothuaj të gjithë politikanët udhëheqës të Kosovës. Me disa as nuk flet. Kjo situatë është absurde. Edhe politikanët e Kosovës kanë ndikuar në acarimin e situatës. Por pyetja që mund t’i përgjigjet vetëm Edi Rama është kjo: përse ai s’arrin të krijojë raport normal bashkëpunues me asnjë politikan të Kosovës, me përjashtim të ish-kryetarit të Kosovës? Pse ka raporte të acaruara me të gjithë të tjerët? Dhe si është e mundur që ta quajë mik presidentin e Serbisë ndërsa me politikanët e Kosovës të shkëmbejë fjalë të rënda?

Kjo Luftë e Ftohtë mes Prishtinës dhe Tiranës (apo Tiranës dhe Prishtinës, lexojeni si të doni) është duke i bërë dëm të madh të dy vendeve. Politikanët e Kosovës – e sidomos Albin Kurti – duhet të përqendrohen në hallet e Kosovës. Për cilësinë e politikës në Shqipëri janë përgjegjës ose fajtorë shtetasit e atij vendi. Ata duhet të vendosin se në çfarë drejtimi do të ecën Shqipëria. Nëse votuesit në Kosovë vendosin për opsione të paprovuara, të reja politike, kjo nuk është arsye për panik në Tiranë. Sepse siç nuk e ka çliruar Shqipëria Kosovën, ashtu edhe Kosova nuk do të zgjedhë apo heq qeveri në Tiranë. Është vetëm humbje energjie.

Next Post
U dëmtua gjatë protestave/ nis riparimi i pemës së Vitit të Ri tek Sheshi ‘Skëndërbej’

U dëmtua gjatë protestave/ nis riparimi i pemës së Vitit të Ri tek Sheshi 'Skëndërbej'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një krim shtetëror monstruoz që ulërin për drejtësi edhe pas më shumë se 30 vjetësh heshtje kriminale

Një krim shtetëror monstruoz që ulërin për drejtësi edhe pas më shumë se 30 vjetësh heshtje kriminale

January 12, 2026
Ish-vjehrra e 33-vjeçares nga Durrësi: Unë i jepja lekë për fëmijët, ajo bënte qerpikët! Nipërit me zgjebe, nusja më kërcënoi

Ish-vjehrra e 33-vjeçares nga Durrësi: Unë i jepja lekë për fëmijët, ajo bënte qerpikët! Nipërit me zgjebe, nusja më kërcënoi

January 12, 2026
Sasi “rekord” droge, sekuestrohen 10 ton kokainë/ Kishte destinacion Europën, u kap e fshehur mes kripës (VIDEO)

Sasi “rekord” droge, sekuestrohen 10 ton kokainë/ Kishte destinacion Europën, u kap e fshehur mes kripës (VIDEO)

January 12, 2026
DETAJE / Meta, një orë në qeli me avokatin! Kreu i PL del nesër para GJKKO, sot takim me familjarët

Shtyhet në GJKKO gjyqi për ish-presidentin dhe Kryemadhin, Meta dhe ish-bashkëshortja e tij prezentë në sallë

January 12, 2026
Hungaria i jep azil politik ish-ministrit polak të drejtësisë/ Akuzohet për shpërdorim detyre!

Hungaria i jep azil politik ish-ministrit polak të drejtësisë/ Akuzohet për shpërdorim detyre!

January 12, 2026
“Do ketë zhvillime shumë interesante ju garantoj”/ Belind Këlliçi dy orë në SPAK, deputeti i PD: U thirra për çështje periferike

“Do ketë zhvillime shumë interesante ju garantoj”/ Belind Këlliçi dy orë në SPAK, deputeti i PD: U thirra për çështje periferike

January 12, 2026
Në GJKKO mbahet sot seanca paraprake, Meta dhe Kryemadhi prezentë në sallë (VIDEO)

Në GJKKO mbahet sot seanca paraprake, Meta dhe Kryemadhi prezentë në sallë (VIDEO)

January 12, 2026
Mbulohet nga bora qarku i Korçës/ Rama: Strukturat bashkiake në terren, qarkullimi rrugor është i hapur

Mbulohet nga bora qarku i Korçës/ Rama: Strukturat bashkiake në terren, qarkullimi rrugor është i hapur

January 12, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Zbardhet sherr në Lezhë, vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PS bënë për spital dy kushërinjtë

January 12, 2026
Tre fëmijët e Blerinës , histeria në rrjetet sociale dhe faji që akoma mbetet jetim

Tre fëmijët e Blerinës , histeria në rrjetet sociale dhe faji që akoma mbetet jetim

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In