Forcat ruse kanë arritur të marrin qytetin e Melitopolit ën Ukrainë. Flamuri i madh ukrainas në Sheshin e Fitores të qytetit tashmë të marrë nga forcat ruse është hequr.
Lajmi konfirmohet nga CNN. Ndërkohë që gazeta lokale e lajmeve RIA-Melitopol deklaron se flamuri u hoq nga punonjësit e punëve publike.
Kujtojmë se të premten, njerëz të armatosur morën peng kryebashkiakun e qytetit Ivan Fedorov dhe më vonë atë ditë zyra e prokurorit për rajonin separatist të Luhansk e akuzoi atë për terrorizëm.
Që atëherë, kryebashkiaku zëvendësues Galina Danilchenko ka urdhëruar transmetimin e kanaleve televizive ruse dhe ka tentuar të shpërndajë këshillin e qytetit në favor të krijimit të një Komiteti Popullor.
Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës hapi një hetim për tradhti ndaj Danilchenko të dielën./m.j