• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Lufta’ Berisha-Basha për 6 Marsin: PD troket ‘derë më derë’, ‘Rithemelimi’ me ‘të vjetrit’

by Java News
12/02/2022 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Danjela Maloku

PD nga njëra anë dhe Sali Berisha nga ana tjetër po angazhohen maksimalisht për fushatën e 6 marsit, që më shumë se një garë elektorale, po shihet edhe si një betejë mes tyre. Demokratët kanë zbritur në terren bashkë me ekipin drejtues ende pa nisur zyrtarisht fushata, ndërsa Sali Berisha ka rikthyer një sërë figurash të vjetra.

Fushata ‘derë më derë’ nuk e solli në pushtet më 25 prill, por Partia Demokratike nuk ka hequr dorë nga e njëjta strategji as në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Menjëherë pas zyrtarizimit të kandidatëve, PD nisi prezantimin e tyre në struktura, e njëkohësisht takimet që zbarkuan në terren trupën drejtuese të PD.

Kryedemokrati Lulzim Basha ende nuk ka nisur takimet e përbashkëta me kandidatët, por kupola drejtuese tashmë i ka ndarë përgjegjësitë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi do të udhëheqë fushatën në Lushnje, Grida Duma në Durrës e Rrogozhinë, Enkelejd Alibeaj në Shkodër, Jorida Tabaku në Vorë dhe Xhelal Mziu në Dibër. (tabele)

Ashtu sikurse më 25 prill, demokratët nuk kanë zgjedhur takimet elektorale tradicionale, por turet me qytetarët e bizneset nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë.

Përkundrejt tyre, tashmë Sali Berisha ka nisur një tur të prezantimit të kandidatëve, nëpëmjet mitingjeve, të cilin e shfrytëzon edhe për akuzat në drejtim të Lulzim Bashës.

Fillimisht me flamujt e PD dhe përdorimin në masë të simboleve të saj, panoramë që tashmë duket më e zbehtë, Berisha prezantimin e kandidatëve ka zgjedhur ta bëjë i ndarë nga LSI, nga e cila gjeti mekanizmin për të regjistruar kandidatët.

Në fushatë, ai ka rikthyer një sërë figurash demokratësh të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk kontribuuan, si Arben Imami, Arben Ristani, Myqerem Tafaj, apo Ardian Turkun që u shfaq në takimin e Rrogozhinës.(Shqiptarja.com)

Next Post
A po nis një konflikt i ri?/ Greqia refuzon Turqinë për demilitarizimin e ishujve të Egjeut

A po nis një konflikt i ri?/ Greqia refuzon Turqinë për demilitarizimin e ishujve të Egjeut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In