• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta bashkon politikën në Izrael, Netanyahu: Çdo anëtar i Hamasit është një njeri i vdekur

by A R
12/10/2023 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Çdo anëtar i Hamasit është një njeri i vdekur.”

Kjo është deklarata më e fundit nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, dhënë pas takimit të parë të qeverisë së jashtëzakonshme, ku bën pjesë dhe opozita e vendit.

Teksa politika e vendit u unifikua pas sulmit të së shtunës nga Hamasi, Izraeli pritet të nisë së shpejti një operacion tokësor, me 170 mijë ushtarë që presin vetëm urdhrin final për të mësyrë Rripin e Gazës.

Teksa inteligjenca e Izraelit është fokusuar në identifikimin e militantëve të Hamasit që kryen sulmet mbi civilët, një nga kundërshtarët opozitar të Netanyahu-t, Benny Gantz mbështeti ushtrinë duke nënvizuar se “është koha për luftë“.

Udhëheqësi kryesor i opozitës në vend, Yair Lapid, nuk i është bashkuar aleancës, por Netanyahu dhe Gantz në një deklaratë të përbashkët thanë se një vend do t’i rezervohej atij në kabinetin e luftës.

“Gjatë periudhës së luftës, nuk do të promovohet asnjë projektligj apo vendim i qeverisë që nuk ka të bëjë me zhvillimet e luftës. Të gjitha emërimet e larta do të zgjaten automatikisht gjatë periudhës së luftës”, thuhet në deklaratë.

Deklaratat vijnë në një kohë kur numri i të vdekurve në Izrael ka arritur në 1200, ndërsa mbi 1100 njerëz janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza.

Por në krahun tjetër Perëndimorët janë më të rezervuar, pasi presidenti amerikan Joe Biden tha se kishte folur me Netanyahun dhe ia ka bërë të qartë se Izraeli duhet të “operojë sipas rregullave të luftës“.

Biden tha se e kuptonte zemërimin dhe zhgënjimin e popullit izraelit, por i kërkoi Izraelit t’u përmbahej parimeve të konventave të Gjenevës.

Ai gjithashtu paralajmëroi Iranin, i cili e ka mirëpritur sulmin e Hamasit, të jetë i kujdesshëm.

/a.r

Next Post
Nga Bardhi te Vokshi, përjashtohen me 10 ditë tetë deputetët e opozitës: Penguan drejtimin e seancës parlamentare

Rezoluta në mbështetje të Kosovës, Kuvendi sot 5 orë debat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In