Përplasja në selinë blu mes kreut Basha e Sali Berishës ka bërë që PD-ja të mbetet pa drejtues politik në disa qarqe duke qenë se ata janë bashkuar me lëvizjen e ish-kryeministrit.
Nga 19 drejtues politik të caktuar para zgjedhjeve të 25 prillit në mbarë vendin, 9 prej tyre i janë bashkuar Berishës.
Emrat që janë në tryezën e Bashës për t’u zëvendësuar janë Aldo Bumçi, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi e Flamur Noka në Tiranë, Edi Paloka në Durrës, Edmond Spaho në Korçë, Bujar Leskaj në Vlorë e Tritan Shehu në Gjirokastër, shkruan Shqiptarja.
Pak ditë më parë, kryedemokrati zëvendësoi anëtarët e shkarkuar të kryesisë si dhe disa sekretarë./m.j