• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Luca: Rama nuk ishte piktor i mjerë

by A R
23/10/2015 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bujar Luca është një piktor që 25 vjet më parë udhëtoi drejt Parisit, bashkë me një piktor tjetër të ri shqiptar, Edi Ramën.

Më vonë rrugët e tyre u ndanë, Edi Rama u kthye në politikën shqiptare, kurse Luca vazhdoi të jetë piktor.

Së fundmi ai ka hapur një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve, shkruan “Shqiptarja.com”.

A është e vërtetë ajo që thoshte dikur ish-kryeministri Fatos Nano se ai e mori Edi Ramën nga Parisi “me thonj të prerë, një njeri që shiste ikona të vjedhura”.

“Nuk është e vërtetë. Edi Rama ishte thjesht një artist në Paris. Nëse një politikan e quan artistin të mjerë, është problemi i tij. Ai nuk ishte në gjendje të mjerë. Ai zgjodhi kthimin për arsye individuale, siç janë kthyer shumë të tjerë. Nëse e ka pasur fjalën se ai ishte në gjendje modeste ekonomike, siç është çdo artist, kjo varet si e koncepton ai artistin, por nuk mund të thuhet se një artist është në gjendje të mjerë, sepse artisti nga natyra e zgjedh vetë mënyrën e jetesës.

Unë kam zbuluar në fakt tek Edi Rama një karakter shumë shoqëror dhe një karakter tjetër, që prirej nga dëshira për të komunikuar forcën e tij dhe për ta ndarë me të tjerët.

Edi Rama nuk ishte aq i varfër, sa të pengohej për të zgjedhur cilën rrugë të donte në atë kohë. Unë mendoj se zgjodhi rrugën e duhur,” thotë Luca.

“Madje kur ishim në Paris me Edi Ramën, ne mundoheshim t’i sqaronim njerëzit e tjerë që vinin atje nga Shqipëria, se vërtet është mirë të vish në Paris, por është kjo e kjo lloj pengese. Dhe kishte raste që u thoshim disa të afërmve se është mirë të kthehen në Shqipëri, saqë njëri nga të afërmit më tha: More ti ike se nuk e doje komunizmin apo se je komunist?!”.

Shqiptarja.com

Next Post

Basha-Berisha, me “zyra paralele shtypi” në selinë e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

March 28, 2026
Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

March 28, 2026
Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

March 28, 2026
Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

March 28, 2026
“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

March 28, 2026
Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

March 28, 2026
Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

March 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 mars 2026

March 28, 2026
Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

March 28, 2026
Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In