• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lubonja: Qeveria nuk përmbyset me gaz lotsjellës

by Java News
12/12/2015 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Fatos Lubonja thotë se Qeveria nuk përmbyset me gaz lotsjellës, siç po vepron opozita, por nëpërmjet një lëvizjeje popullore Opozita duhet nëpërmjet një lëvizjeje popullore t’i bindë njerëzit në masë për të përmbysur Qeverinë, e jo duke përdorur sistematikisht gaz lotsjellës në Kuvend. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” analisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja, duke i analizuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Ai, megjithatë, e vlerëson si të tepruar arrestimin e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, të cilët nëpërmjet gazit lotsjellës e kanë bllokuar legjislativin, duke kundërshtuar kështu Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, si dhe Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Arrestimi i deputetëve është në dëm të demokracisë. Ata duhen liruar sa më parë, kurse për pengimin e hedhjes së gazit duhen gjetur mënyra të tjera”, ka thënë ai. Duke folur për marrëveshjet e Qeverisë së Kosovës me Serbinë dhe Malin e Zi, Lubonja thotë se duke u nisur edhe nga përvoja e së kaluarës, retorika për mbrojtje të kufijve e të interesave të tokës më së shumti shërben për të manipuluar njerëzit, sepse, siç thotë ai, njerëzit para së gjithash duan të kenë sigurinë se kanë politikanë që sinqerisht mendojnë për të mirën e tyre.

“Dhe ka nga ata në opozitë që kur u ka ardhur mundësia të bëjnë diçka për njerëzit kanë treguar se kanë punuar thjesht dhe vetëm për interesat e tyre. Nëse ti nuk punon që një ditë njerëzit të ndjehen më mirë në kufirin këtej, por punon për të kundërtën, atëherë është e kotë që të flasësh për kufij”, ka shtuar ai.

Next Post

Kazakistan, 10 vite burg ish-kryeministrit për korrupsion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

December 28, 2025
Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja njofton ankimimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese

Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja njofton ankimimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese

December 28, 2025
Rikthimi i lobimit shqiptar dhe pse u bë i nevojshëm

Rikthimi i lobimit shqiptar dhe pse u bë i nevojshëm

December 28, 2025
e-Albania jashtë funksionit prej më shumë se një jave, qytetarët dhe bizneset në vështirësi

e-Albania jashtë funksionit prej më shumë se një jave, qytetarët dhe bizneset në vështirësi

December 28, 2025
Qeveria miraton amnisti në fundvit/ 300 të burgosur përfitojnë lirinë, 900 të tjerë ulje dënimi

Qeveria miraton amnisti në fundvit/ 300 të burgosur përfitojnë lirinë, 900 të tjerë ulje dënimi

December 28, 2025
E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës

Shkaktoi aksident me vdekje në aksin rrugor ‘Qafë Thanë–Librazhd’, arrestohet 31-vjeçari

December 28, 2025
Çmim reference për mallrat në doganë, ekspertët: Rriten kostot për qytetarët

Çmim reference për mallrat në doganë, ekspertët: Rriten kostot për qytetarët

December 28, 2025
Votimi deri në orën 17:00, shkon në 38% pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Votimi deri në orën 17:00, shkon në 38% pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

December 28, 2025
Takimi Trump-Zelensky/ Presidenti ukrainas mbërrin në Florida, ja çfarë pritet të diskutohet mes liderëve

Takimi Trump-Zelensky/ Presidenti ukrainas mbërrin në Florida, ja çfarë pritet të diskutohet mes liderëve

December 28, 2025
Stuhia e borës, anulohen fluturimet në SHBA! Edhe vendet nordike përfshihen nga një stuhi e fuqishme

Stuhia e borës, anulohen fluturimet në SHBA! Edhe vendet nordike përfshihen nga një stuhi e fuqishme

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com