• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lubonja për “Lagunën Blu”: Shqipëria po qerretizohet

by A R
02/11/2015 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatos Lubonja thotë se rasti i “Lagunës Blu” i jep të drejtë parashikimit të tij se edhe nëse Berisha do të ikte, ndryshimet që do të pasonin me ardhjen në pushtet të Ramës, nuk do të ndryshonin gjë.

“Kam bërë një arsyetim që disa e morën me qesëndi: Nëse fitonte Berisha, shqiptarët do të humbnin edhe katër vjet me shpresën se kur të vijnë këta të tjerët, gjërat do të ndryshojnë, kurse po fitoi Rama, do të ndërgjegjësohen më shpejt se këta nuk janë zgjidhja, por pjesë e problemit, prandaj ndoshta do të fillojnë të kërkojnë zgjidhjen e vërtetë.

Nuk e kisha menduar se qeverisja Rama do të punonte kaq shumë për të përmbushur sa më shpejt parashikimin tim. Figurativisht do ta krahasoja sistemin oligarkik të qerretizmit të Shqipërisë që kanë ngritur këta me një godinë trekatëshe ku në katin e parë qëndron Samir & CO, dmth i ashtuquajturi biznes, në katin e dytë është perandoria e Sandri & CO, domethënë të ashtuquajturat media, kurse në katin e tretë është e ashtuquajtura politikë, ku sundojnë Rama, Berisha, Basha, Meta.

Por ndërkaq të tre katet janë të lidhura me shkallë të lëvizshme, që ndihmojnë që një pjesë e mirë e protagonistëve të lëvizin nga njëri katnë tjetrin, duke bërë edhe biznesmenin, edhe pronarin e mediave, edhe politikanin, veçanërisht duke qarkulluar pronat dhe paranë publike nga njëri kat në tjetrin”, shkruan Lubonja te Panorama.

Ai i krahason ata që bëjnë pjesë në tre katet e pushtetit, me kafshët.

“E para që duhet bërë për t’i gjetur është që gjithsekush që e ndien peshën e këtij kafshërimi të përditshëm ta kërkojë njeriun te vetja dhe jo të shpresojë se këtë problem do t’ia zgjidhin kafshët që ka krijuar.

Sepse e thotë edhe Ajnshtajni: Nuk zgjidhen problemet duke menduar në të njëjtën mënyrë si kur i kemi krijuar.

Dhe kafshë si këta të godinës trekatëshe e kanë konfirmuar tashmë se nuk njohin mënyrë tjetër të menduari përveç asaj kafshërore të Bllokut të Enver Hoxhës”, shkruan Lubonja.

Next Post

Reagon Berisha në lidhje me incidentin: Nisi revolta e studentëve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In