“Ajo që pritet të ndodhë më 30 qershor është provë se e ashtuquajtura reformë në drejtësi me gjykatës të pavarur është blof, mashtrim, vetëmashtrim i shqiptarëve.
Opozita ka bërë mjaft përsa i përket denoncimit, por të denoncosh dhe të zbulosh krime nuk është e mjaftueshme.
Mund të ndërtohen regjime kur ti zbulon krim, dënohesh ti që i zbulon.
Edhe në rastin tonë regjime rrëzohen nuk luftohen me mjetet e vetë regjimit.
Mund të presësh me durim deri sa ata të nisin të hanë njëri-tjetrin, por edhe kësaj nuk i dihet.
Unë them që 30 qershori është kalimi i pragut për Edi Ramën”, tha Lubonja.
Po sipas analistit, Ramës do t’i vijë një ditë fundi. “Fundin e ka të sigurt si një diktator i rrezikshëm”, vijoi ai










