• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lubonja: Agresori i makinës më flaku vazot e luleve të mamasë, nuk shtyhet nga të tretë!

by S M
08/07/2019 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatos Lubonja thotë se personi që goditi me gur xhamin e makinës së tij një ditë më parë, e ka bërë këtë gjest jo se është me probleme mendore, por se është frymëzuar nga Rama.

Lubonja thotë në një reagim për “Panorama”, se ai i ka flakur edhe vazot me lule të mamasë, ndërsa policia ka fshehur ngjarjen.

Reagimi i Lubonjës

Kam marrë dijeni për ngjarjen në Itali, ku ndodhem, nga familjarët, të nesërmen, e martë 2 korrik. Mësova se kemi të bëjmë me të njëjtin të sëmurë mendor që ka sulmuar edhe herë tjetër familjarët e mi, duke fyer qëndrimet e mia si gazetar, por që nuk i kam vënë rëndësi sepse atë gjuhë ka kohë që e dëgjoj nga të sëmurë shumë më të rëndësishëm.

Nuk mendova se e ka shtyrë dikush direkt, por sigurisht nuk mund të mos mendoja se për këtë sulm, duhet të ndihen përgjegjës njerëz si Kryeministri, që natë e ditë punojnë për të denigruar, delegjitimuar, poshtëruar punën time dhe të kolegëve të mi, duke përdorur terma të tillë si “kazan”, “shpifës profesionistë” “antishqiptarë” etj..

Gjithsesi, duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një të sëmurë, që për më tepër ishte arrestuar, nuk e bëra çështje publike.

Lajmi doli nga burimet që kanë gjetur gazetarët e “dosja.al” dhe u shoqërua me komente e reagime të ndryshme që dihen.

Ajo që më shtyu të jap këtë prononcim është njoftimi i dalë nga Policia, që e paraqet ngjarjen sikur personi në fjalë nuk ka pasur qëllim të godasë makinën time, por sikur, duke ikur i ndjekur nga Policia, personi ka goditur rastësisht një makinë që ndodhej në rrugë.

Kjo është një e pavërtetë tronditëse, që tregon se në çfarë duarsh policësh është e vërteta dhe e drejta në vendin tonë, ashtu sikurse edhe drejtësia jonë.

Me provat që disponoj, deri më sot ky person, siç e thashë, nuk më rezulton të jetë shtyrë direkt nga të tretë për të goditur makinën time, por nuk ka asnjë dyshim se e ka goditur makinën time duke e ditur shumë mirë targetin dhe duke pasur emocione negative ndaj personit tim dhe familjes time.

Këtë e provon edhe fakti se po në të njëjtën ditë, ka hedhur nga dritarja e shkallës së katit të katërt, ku banon familja ime, një vazo me lule nga ato që mban nëna ima jashtë derës.

Gjëja më e rëndë në këtë histori është që në vend se Policia të hetojë me profesionalizëm dhe me përgjegjësi për mbrojtjen e jetës dhe paprekshmërinë e qytetarëve, ka servirur një version krejtësisht të rremë të ngjarjes.

Nga burime të Policisë më rezulton se edhe ata kanë arritur në konkluzionin se personi në fjalë është i ndikuar nga qëndrimet publike të Lubonjës, por duket se vendime nga më lart kanë ndikuar të dilet në atë njoftim të turpshëm që indirekt është një inkurajim për agresorin.(TemA)

Next Post
Skandali diplomatik në SHBA/ ambasadori britanik i quan të ngathët të paaftë

Skandali diplomatik në SHBA/ ambasadori britanik i quan të ngathët të paaftë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht! Në linjë me tregun ndërkombëtar

March 29, 2026
SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

March 29, 2026
Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

March 29, 2026
Pandemia rrit “dembelizmin”/ Kush janë qytetarët që përtojnë më shumë të punojnë. Rekordin e mbajti…

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante në pikën më të ulët!

March 29, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta

March 29, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In