Është publikuar bashkëpunimi i shumëpritur i Luana Vjollcës dhe Getoar Selimit me titullin “Tirana Lifestyle”.
Ky bashkëpunim ishte paralajmëruar para disa javësh dhe tani ka ardhur para fansave të tyre.
Me tekst të Getoarit dhe muzikë nga Irkenc Hyka kënga premton të jetë një hit veror. Klipi që është produkt i Max Production është xhiruar në Shqipëri, në të cilin Luana vjen joshëse si gjithmonë, ndërsa Geti ruan stilin e tij.