• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Luajtën Romeo dhe Zhuljetën kur ishin adoleshentë, padisin prodhuesit e filmit se i detyruan të xhironin skena nudo

by A R
04/01/2023 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktorët protagonistë të filmit “Romeo dhe Zhuljeta” me regji të Franco Zeffirelli-t, të shfaqur në vitin e largët 1968, kanë paditur kompaninë prodhuese të filmit për shkak se i ka detyruar të xhrojnë skena erotike ndërkohë që ishin vetëm 15 dhe 16 vjeç.

Olivia Hussey, sot 71 vjeç, dhe Leonard Whiting, 72, paditën “Paramount Pictures” në një gjykatë në Santa Monika të Kalifornisë, duke e akuzuar për ngacmim seksual, mashtrim, abuzim seksual dhe shkaktim stresi emocional me qëllim.

Hussey dhe Whiting, të dy britanikë, thonë se Zeffirelli u kishte thënë se nuk do të kishte skena në film ku të dy do të shfaqeshin lakuriq. Por në ditën e fundit të xhirimeve ai u kishte thënë se filmi do të dështonte nëse nuk do të shfaqeshin nudo në një skenë.

“Ajo që iu tha ishte ndryshe nga ajo që bënë”, tha menaxheri i dy aktorëve, Tony Marinozzi, përmes një deklarate për mediat. “Ata ishin 16 vjeç dhe i besuan Franco-s. Ai ishte mik i tyre dhe nuk kishin çfarë të bënin”.

Në padi thuhet se të dy të miturit u filmuan teksa ishin nudo pa dijeninë e tyre dhe në total kërkojnë një dëmshpërblim prej 500 milionë dollarësh. Filmi u shfaq në kinema për herë të parë në vitin 1968 dhe Zeffirelli u fut atë vit në kandidatët për çmimet Oscar në kategorinë e regjisorit më të mirë. Ai vdiq në vitin 2019 kur ishte 96 vjeç.

Olivia Hussey vijoi karrierën e saj si aktore dhe madje punoi sërish me Zeffirelli-n duke luajtur rolin e Maries në filmin me seri “Jezusi i Nazaretit” të shfaqur për herë të parë në vitin 1977. Në një intervistë të vitit 2018, ajo kishte pranuar se i kishte pëlqyer shumë roli i Zhulietës. Edhe Leonard Whiting vijoi karrierën si aktor dhe këngëtar në Britaninë e Madhe.

A2CNN / a.r

Next Post
FOTO / Dikur luante në Botëror, sot fle rrugëve dhe lyp

FOTO / Dikur luante në Botëror, sot fle rrugëve dhe lyp

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

March 9, 2026
Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

March 9, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Në 10:00 të gjithë shqiptarët para Parlamentit”, Berisha zbulon orën e protestës: Dita e përmbysjes së narkoregjimit

March 9, 2026
Bien sërish shërbimet online të AKSHI-t, Kontabilistët: Krijon probleme të mëdha për bizneset

Bien sërish shërbimet online të AKSHI-t, Kontabilistët: Krijon probleme të mëdha për bizneset

March 9, 2026
“Epsteini” ynë

Belinda Balluku sot nuk është e mbrojtur nga Rama apo PS, por nga Erion Veliaj

March 9, 2026
Decentralizimi i qeverisjes, Agjencia e Ujërave largohet nga Kryeministria, i kalon Ministrisë së Mjedisit

Decentralizimi i qeverisjes, Agjencia e Ujërave largohet nga Kryeministria, i kalon Ministrisë së Mjedisit

March 9, 2026
Franca dërgoi një duzinë anijesh luftarake në Mesdhe! Do synohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit?

Franca dërgoi një duzinë anijesh luftarake në Mesdhe! Do synohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit?

March 9, 2026
Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i mëtejshëm i apartamenteve

Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i mëtejshëm i apartamenteve

March 9, 2026
Nxehet situata! Macron paralajmëron Iranin: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

Nxehet situata! Macron paralajmëron Iranin: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

March 9, 2026
Trump i pakënaqur nga zgjedhja e liderit të ri të Iranit, si do të veprojë SHBA më tej?

Trump i pakënaqur nga zgjedhja e liderit të ri të Iranit, si do të veprojë SHBA më tej?

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In