Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka vlerësuar sot faktin se ish deputeti dhe ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të përballet me drejtësinë si një qytetar i zakonshëm. Ai ka deklaruar se SHBA “mirëpret faktin se Tahiri do të përballet me drejtësinë si një qytetar i lirë”. Këto komente të ambasadorit u bënë gjatë një aktiviteti të organizuar për punën e Shoqërisë Civile.
Ambasadori me këtë rast ka nënvizuar se ka njerëz skeptikë të cilët thonë se shoqeria civile është e dobët dhe punon vetëm për interesa të veta dhe se shoqeria civile është blerë nga socialistet, demokratet, apo LSI.
“Unë mendoj ndryshe. Mund të shoh se shoqeria civile ka arritur fitore të jashtëzaonshme në 3 vitet e fundit. Gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndoka, Roshin, Aqif Rakipin, Shukri Xhelilin, falë këtyre gazetareve këta politikanë s’janë më në Kuvend apo bashki. Kur reforma në drejtësi, mbaj mend që mesues, femije, prinder, u mblodhën në 21 korrik 2016, në piskun e vapës për të kërkuar që përfaqësuesit e tyre ta miratonin këtë reformë”, ka nënvizuar ambasadori.
Sipas tij, sot OJQ-t po vazhdojnë të kontribuojnë për vettingun në krijimin e KLGJ, SPAK etj. “Në vitet e shkuara OJQ shqiptare luajtën një rol të rëndësishëm në monitorimin e zgjedhjeve dhe të marrëveshjes së 18 majit që sollën kaq ndryshime të ndërlikuara në javët e para zgjedhjeve. Por nuk duhet të bëheni dembelë, ka ende shumë për tu bërë, prandaj kemi punuar për të ndihmuar organizatat vendase të bëhen më të pavarura financiarisht dhe më të sukseshme. Sfida kryesore sot, do isha i lumtur nëse shoqëria civile na bashkohet ne thirrjet për arrestim të peshqve të mëdhenj kriminelë”, theksoi ambasadori.
Donald Lu ndër të tjera ka nënvizuar se Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh, Met Kananai që u kap në Turqi dhe se janë dy urdhër arreste edhe për dy peshq te tjere. Klement Balili dhe Arber Çekaj, të cilët sipas “duhet të kapen”!
“Fran Frrokaj dhe Roshi po ndiqen penalisht, hetimet po vazhdojnë ndaj Tahirit dhe Llallës, askush nuk është mbi ligjin. Mirëpresim faktin që zoti Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet. Duhet të ndihmoni publkun të kuptojnë pse keta persona janë kaq të rrezikshëm”, tha Lu.
ma.me/ javanews.al










