Ambasadori Donald Lu ka thyer heshtjen pas akuzave publike që Kryeprokurori Adriatik Llalla ka lëshuar mbrëmjen e djeshme në studion e “Opinion”.
Në një postim të shkurtër në Facebook, Lu tregohet i prerë se reforma në Drejtësi është një angazhim para popullit shqiptar.
“Shtetet e Bashkuara kanë marrë një angazhim përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi. Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulim politik dhe korrupsion në gjyqësor. Ky është një premtim.” – thekson Lu për publikun.
Një natë më parë kreu i Akuzës tha se Donald Lu ka tentuar të ndikojë në hetimet e Bankers Petroleum dhe madje sipas Llallës, bisedat me ambasadorin i ka të regjistruara. /b.d











