• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lu e quajti të korruptuar, Kokëdhima: U ndikove nga politikanët që më hoqën mandatin

by A R
04/11/2016 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashrtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë, ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima, reagoi ndaj akuzave të ambsadorit amerikan që e quajti politikan të korruptuar. Gjatë një konference për mediat, Kokëdhima u shpreh se deklarata e ambasadorit është tepër fyese, pa prova dhe fakte sipas tij. SIpas Kokëdhimës qëndrimi i ambasadorit u ndikua nga ata njerëz që i hoqën mandatin në Gjykatën Kushtetuese.

“Të flasim hapur dhe sinqerisht. Deklaratë shumë e fortë që fyen personin tim. Kush është krimi që kam bërë unë? Gjykata Kushtetuese nuk më ka dënuar e cilësuar as si të korruptuar. Lu më përfshiu mua te politikanët e korruptuar dhe inkriminuar. Biznesi im është shoqëri e suksesshme që ka paguar taksat. Këtë e tregon fakti që në ‘98 themelova Abissnetin. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u ndikua politikisht”, deklaroi Kokëdhima.

Kokëdhima deklaroi se ka punuar me përkushtim në 3 vite që ka qenë deputet dhe se ka luftuar korrupsionin me emërimet.
“Më pak se 3 vitet e mia në politikë kam qenë deputet i Himarës dhe Sarandës, bëra sa munda për të luftuar korrupsionin. Nuk kam patur kurrë funksione shtetërore. Shqipëria ka lënguar në 25 vite nga qeveritë e korruptuara. Deklaratat e ambasadorit janë të ndikuara nga ata njerëz që goditën mandatin tim në Kushtetuese. Fatin e karrierës time në politikë nuk do të vendosin intrigat e politikanëve të Tiranës, vetëm qytetarët e vendit.
Kam respekt të madh për vlerat e Amerikës. Mirënjohje ndaj qeverive të Amerikës. Të gjithë shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë luftën për çlirimin e Kosovës dhe nuk do ta harrojnë kontributin e BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve. Diçka e papëlqyeshme për mua për të bërë këto sqarime këtu. Kam qenë i prirur të bashkëpunoj me sinqeritet me ambasadorin e SHBA-ve dhe ambasadorët e tjerë për forcimin e marrëdhënieve mes vendeve”, tha Kokëdhima.

Ai ka theksuar se pavarësisht akuzave “do ta zhvillojë karrierën e tij në Partinë Socialiste”.


DEKLARATA E AMBASADORIT TE SHBA, DONALD LU

E para, siç e dini, me anë të reformës në drejtësi – për Shqipërinë po vijnë ndryshime të mëdha për sa i përket krijimit të prokurorisë së posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, të cilat do të jenë në gjendje të luftojnë korrupsionin e nivelit të lartë si kurrë më parë. Së dyti, për dekriminalizimin, i kemi dhënë lamtumirën një numri politikanësh kriminelë dhe të korruptuar – mes tyre, më vijnë në mend Xhelili, Frroku, Muhameti, Petraj, Ndoka dhe Kokëdhima. Kemi edhe nja dy që po përballen me akuza penale – Prenga dhe Rroshi – por teksa flasim janë në gjyq. Mendoj që ky është përparim i jashtëzakonshëm, jo vetëm në legjislacion por edhe i kulturës. Populli shqiptar është i lodhur nga këta zyrtarë të korruptuar dhe do që të shohë ndryshim.

/a.m.

Next Post
Pas takimit me Mustafën, Johnson viziton Serbinë

Pas takimit me Mustafën, Johnson viziton Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In