• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Lu: Duhet bërë shumë për të përmirësuar klimën e biznesit

by Java News
22/03/2018 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka organizuar zgjedhjet për Zëvendëspresident, Përgjegjës për Thesarin dhe Sekretar, si dhe për një Anëtar Bordi, duke sjellë kështu katër anëtarë të rinj në Bord. Ky proces ka përfshirë në konkurrim dhjetra kompani prestigjioze të Dhomës dhe një shumicë të ndjeshme të kompanive amerikane.

 Kështu për pozicionin e Zëvendëspresidentit kandiduan Philip Morris Albania dhe Microsoft Albania, mes të cilëve fitues ishte Philip Morris, për Përgjegjës për Thesarin DDB Albania dhe Grant Thornton, nga i cili doli fitues DDB Albania, për Sekretar Hilton Garden Inn dhe për pozicionin vakant të një Anëtari Bordi kanë kandiduar 8 kompani të mëdha. Në përfundim të këtij konkurrimi doli fitues Optima Legal & Financial.

Me vendim të Bordit të Dhomës dhe më pas me miratim në Asamble, Dhoma Amerikane ka bërë disa ndryshime në Statut, të cilat ulin numrin e Anëtarëve të Bordit të Dhomës nga 11 anëtarë në 7 anëtarë, si dhe ulin numrin e mandateve për çdo Anëtar Bordi dhe të kompanive që ata përfaqësojnë nga tre në dy mandate të njëpasnjëshme.

Asambleja ka qenë një moment i reflektimit të perceptimit që kanë anëtarët e Dhomës Amerikane për klimën e biznesit në vend. Rezultatet e Indeksit të Biznesit 2017 – 2018, janë prezantuar në Asamble me të gjithë treguesit që masin besimin që kanë kompanitë anëtare të Dhomës Amerikane në lidhje me parametrat kryesore të klimës së biznesit. Indeksi i biznesit ka shënuar një ulje të lehtë prej 1.33 pikësh, nga 43.78 në vitin 2016 në 42.45 në vitin 2017.

Sërish, anketimi i zhvilluar për Indeksin e Biznesit tregon se anëtarët e Dhomës Amerikane mbeten të shqetësuar për nivelin e taksave, burokracinë qeveritare, monopolet dhe konkurrencën e pandershme, gjetjen e stafeve të kualifikuara vendase dhe nivelin e informalitetit. Këto kanë qenë edhe për këtë Indeks Biznesi pesë shqetësimet kryesore. Një perceptim aspak pozitiv kanë patur bizneset anëtare të Dhomës Amerikane gjatë vitit 2017 edhe për klimën e brendshme politike, e cila ka rënë me 5.08 pikë si dhe për sigurinë në vend që ka pësuar rënie me 2.37 pikë.

Duke folur për rezultatet e Indeksit të Biznesit, Ambasadori Lu tha: “Ulja e lehtë e Indeksit këtë vit konfirmon se mbetet akoma shumë për t’u bërë, për të përmirësuar klimën e biznesit në vend. Legjislacioni, taksat dhe sistemet rregullatore duhet të nxisin një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe të drejtë”.
Ambasadori Lu u shpreh optimist përpara anëtarëve se, duke punuar së bashku ne mund të kapërcejmë sfidat e momentit dhe të punojmë drejt një qëllimi më të madh, të bazuar në interesat dhe vlerat tona të përbashkëta.

ma.me

Next Post
Ambasada ruse ‘luftë’ me MEPJ për helmimin e ish-agjentit: Çfarë di Shqipëria?

Ambasada ruse 'luftë' me MEPJ për helmimin e ish-agjentit: Çfarë di Shqipëria?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In