Pas votimit unanim të dekriminalizimit, Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka përshëndetur konsensusin e gjetur mes palëve politike, duke shtuar se rradha tashmë për bashkëpunimin e mazhorancës dhe opozitës është reforma në drejtësi.
“Kjo është një arritje e madhe ku nuk ka vend për triumfalizëm politik. Ishte dhënë një imazh ireal i një Shqipërie të kriminalizuar, që nuk është e tillë. Reforma në drejtësi përbën një shqetësim për shqiptarët, pasi kanë krijuar idenë e një drejtësie që nuk funksionon. Ta ndërtojmë pa humbur kohë këtë konsensus të ri, sepse tashmë udha është e shtruar”, ka apeluar Vasili në deklaratën e tij.