• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI i turret sërish ambasadorit Lu: ‘Peshqit’ e tu janë vetëm cironka!

by Java News
09/03/2018 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, ose është bërë makth ose fiksim për Lëvizjen Socialiste për Integrim, krerët e së cilës nuk lenë asnjë fjalë të tij “me rënë në tokë’, pa replikuar. Që pas miratimit të Reformës në Drejtësi, kalimit në opozitë, por sidomos pas largimit të Adriatik Llallës si kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, LSI ka demonstruar një armiqësi pa dorashka ndaj zyrtarit më të lartë amerikanë në Tiranë. Dy ish ministrat e drejtësisë Petrit Vasili dhe Ylli Manjani janë në vijën e parë të zjarrit kundër ambasadorit Lu, sulme të cilat tashmë lidershipi i LSI nuk i justifikon më si “qëndrime personale”. Sërish sot, ende pa u tharë boja e deklaratës së ambasadorit amerikan, lidhur me kapjen e kokainës në Maminas dhe ende pa u transmetuar të plota edhe titrat e deklaratës së tij, kryetari i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, ka nxituar të replikojë me ambasadorin amerikan që tha se Arbër Çekaj mund të quhet një “peshk i madh”, pasi iu sekuestruan plot 613 kg kokainë.
Por Vasili në kundërpërgjigje deklaron se ai është thjesht një cironkë, ndërkohë që “peshqit e mëdhenj” janë tjetërkush.
“Prokuroria të zbardhe se pse qeveria mbrojti peshkaqenët e mëdhenj te 613 kg kokainës ne këmbim te disa cironkave. Pse nuk heton prokuroria se për ç’qellim kryeministri beri deklarata krejt te kundërta ne raport me ministrin e brendshëm për bashkëpunimin me partneret ndërkombëtare.
Pse prokuroria nuk flet dhe nuk arreston sabotuesit e zbulimit te peshkaqeneve te medhenj te rrjetit kriminal te 613 kg kokaine apo 180 milion euro dhe devijimit te vemendjes drejt cironkave, qe e lene rrjetin kriminal te paprekur dhe i hedhin hi syve opinionit publik.
Pse nuk heton kush e lejoi kete Arber Çeken te ikte nga Shqiperia kur kish dyshime, precedente etj etj…
Pse nuk heton prokuroria se pse qeveria ne momentin e zbulimit te droges nuk kerkoi pranine e sherbimeve partnere nderkombetare per vazhdimin e operacionit me qellimin e vetem zbulimin e rrjetit kriminal dhe peshkaqeneve te vertete dhe jo cironkave te lena enkas.
Zbardhja e ketyre ceshtjeve eshte vija ndarese mes nje prokurorie qe lufton pa kompromis drogen, qe godet peshkaqenet dhe jo cironkat dhe asaj prokurorie qe behet bisht i qeverise qe mbron trafikun e droges dhe peshkaqenet drejtues te saj”, shkruan Vasili.
a.meta/javanews.al

 

Next Post
FOTOT/ Transformohen hapësirat brenda Universitetit Bujqësor

FOTOT/ Transformohen hapësirat brenda Universitetit Bujqësor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In