Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të ankimojë ditën e hënë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezultatin e zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë së Vorës.
Një ditë më parë dhe nga kreu i kësaj partie, Ilir Meta, tha se do të ketë një betejë ligjore për këtë Bashki.
Rezultatet e shpallura nga KZAZ, shpallin fitues Fiqiri Ismailin, me një diferencë prej 258 votash me kandidatin e propozuar nga LSI në emër të koalicionit të majtë, Luan Sallaku.
Kjo forcë politike pretendon se në këtë njësi lokale janë regjistruar fiktivisht, për arsye elektorale, 600 persona, të cilët nuk i përkasin kësaj Bashkie.