• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

LSI: Të gatshëm të ndihmojmë në procesin e dekriminalizimit

by
14/10/2015 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim shprehet e gatshme për të kontribuar në përmirësimin e menjëhershëm të konstatimeve të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-t për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, me qëllim rritjen e standardeve të ardhshme zgjedhore.

Zyrtarë të LSI-së, nënkryetari Petrit Vasili dhe sekretari i Përgjithshëm Luan Rama u takuan sot me kryesuesen e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-t, Audrey Glover, me të cilat diskutuan rreth konkluzioneve të raportit përfundimtar për zgjedhjet e fundit në Shqipëri.

Pas takimit, në një konferencë për mediat, nënkryetari Vasili tha se LSI mbështet znj. Glover dhe idenë e saj për fillimin e menjëhershëm të punës në reflektimin e të gjitha konstatimeve të raportit që lidhen me përmirësimin e ligjit zgjedhor, por dhe çështje që kanë të bëjnë me administrimin e zgjedhjeve, para, gjatë dhe pas procesit.

“Ne propozuam t’i hyjmë sa më parë punës për këto problematika, duke vendosur dhe afate të qarta se ku duhen realizuar këto ndryshime, në mënyrë që t’i jepet fund njëherë e përgjithmonë nderhyrjeve të minutës së fundit, që si të tilla nuk mund të reflektohen në cilësinë e procesit zgjedhor dhe kjo na bën të riciklojmë e përsërisim të njëjtat problematika negative”, u shpreh nënkryetari Vasili.

Bashkëndamë me Glover të njëjtin opinion, vijoi ai, për t’u ulur sa më parë në tavolinë, duke përfshirë gjerësisht në këtë proces dhe shoqërinë civile, me synimin e qartë që zgjedhjet e 2017-s të jenë zgjedhje politike, që të shprehin vullnetin e popullit dhe jo një përsëritje e proceseve zgjedhore me probleme.

Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama duke theksuar rëndësinë e respektimit të rekomandimeve të OSBE-së, e vuri theksin tek evitimi i praktikave të ndërhyrjeve në ligj në momentet e fundit.

“Duhet të heqim dorë nga praktika shqiptare e reflektimit apo e ndërhyrjeve në momentin e fundit, pasi ndërhyrjet në kushte emergjence, shmangia nga thelbi i këtyre rekomandimeve, do të prodhojë të njëjtat probleme. Ne insistuam në takim që është shumë e rëndësishme të nisë puna menjëherë, paralelisht me reformat e tjera, që reforma në drejtësi dhe dekriminalizimi të mos e sfumojë vëmendjen nga këto rekomandime, sepse në fund të fundit zgjedhjet janë bazamenti mbi të cilat ndërtohen të gjitha institucionet dhe shteti demokratik”, tha sekretari Rama.

Next Post

FRANCE 2016 / Ja 20 skuadrat pjesëmarrëse, të dielën shorti play off

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

February 1, 2026
Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

February 1, 2026
Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

February 1, 2026
Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Tiranë, 62-vjeçari humb jetën teksa ndodhej në një lokal. Dyshimet e para të policisë

February 1, 2026
Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

February 1, 2026
Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

February 1, 2026
Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

February 1, 2026
Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

Iu gjetën në kamion 360 shishe verë dhe pjesë këmbimi për makina, arrestohet shoferi 37-vjeçar në Durrës

February 1, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Opozita nuk është e shtypur, por e konsumuar!

February 1, 2026
Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In