• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI, si një shans për gjithë demokratët!

by Mero Baze
10/04/2017 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Paralajmërimi se LSI do të tërheqë ministrat nga qeveria, është një nga aktet e rëndësishme politike, që mund të çojnë në qartësimin e palëve në këtë krizë. Ky akt do t’i japë fund paqartësisë që ekziston se kush janë palë në këtë krizë dhe kush do jenë palë në betejën e ardhshme elektorale. Tërheqja e ministrave nga qeveria dhe ndoshta dhe votbesimi, ose mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë, do të krijojnë dy palë të reja në skenën politike shqiptare, PS me disa aleatë të saj, ndoshta dhe PDIU, dhe Partinë Demokratike, LSI dhe aleatë të tjerë të vjetër të PD. Ky konfigurim i ri politik para zgjedhjeve, është balancimi maksimal i skenës politike dhe jep premisa të kemi zgjedhje të shëndetshme dhe garë reale.

Ky konfigurim i ri nga ana tjetër, do të prodhojë disa efekte politike të rëndësishme dhe brenda PD.

Problemi kryesorë natyrisht është mandatimi i kryeministrit të koaliconit, i cili në kushtet kur PD po detyrohet të bëjë këtë koalicon, mbetet të jetë prioritet për Ilir Metën. Partia Demokratike duhet t’ia ofrojë zotit Meta këtë post, pasi kjo është dhe arsyeja përse ai po bashkohet me ta. Nëse Edi Rama do t’ia kishte ofruar Ilir Metës postin e kryeministrit, siç e kanë kërkuar publikisht ministrat e tij dhe njerëzit më të afërt, ndoshta kriza nuk do të ishte në këto përmasa dhe çadra nuk do ishte ngritur. Ilir Meta po ashtu nuk është i gatshëm të pranojë Edi Ramën për kryeministër. Dhe në këtë betejë, PD është e detyruar t’i ofrojë atij këtë post, me qëllim që të garantojë koalicionin e shpresës kundër Ramës.

Edhe pse e di që kjo mund të ngjallë shumë probleme brenda Partisë Demokratike, ato janë më të vogla se sa efekti që do ketë ky akt, në tkurrjen e pushtetit të Sali Berishës brenda Partisë Demokratike. Atë që nuk e bëri dot Basha kundër Berishës për katër vjet, dhe vazhdimi i sundimit të PD përmes hijes shpesh herë të çmendur të Berishës, me këtë zhvillim, merr fund. Berisha izolohet në shtëpinë e tij dhe Partia Demokratike nuk është më nën tekat e familjes së tij. Ky është ndoshta dhe zhvillimi më pozitiv që mund t’i ndodhë Partisë Demokratike nga ky koalicion.

Ilir Meta nuk shkon këtë javë te Partia Demokratike, siç ka shkuar në vitin 2009, nën presionin e votës së Dritan Priftit dhe padurimit për të mos qëndruar në opozitë. Ilir Meta po thirret të shkojë tek Partia Demokratike si çlirimtar, si shpëtimtar, si udhëheqës, si garantues i zgjedhjeve dhe si aleat që po sakrifikon pushtetin që ka. Dhe ai ka nevojë të trajtohet si i tillë dhe në vazhdim.

Në një fushatë elektorale entuziaste që mund të prodhojë ky bashkim, shumë njerëz të lëkundur tek PD dhe që kanë humbur shpresat tek lidershipi i Lulzim Bashës, do të gjejnë ngushëllim tek LSI dhe votat nuk do ikin në drejtim të bllokut të qeverisë. Kjo do të rrisë edhe më shumë potencialin politik të LSI dhe do ta balancojë me atë të PD, duke u kthyer në dy parti thuajse të barabarta, që do të qeverisin si dy fraksione të një krahu politik.

Për të gjithë ata që kërkojnë të gjejnë të majtën dhe të djathtën tek PD, PS, LS etj, gabojnë. Edhe në shumë vende të tjera në botë, sot betejat nuk janë më mes të majtës dhe të djathtës, por rreth orientimeve shoqërore, kulturologjike, fetare dhe pse jo, gjeopolitike të partive. Ka rreshtime mes partive që mbrojnë shoqërinë e hapur dhe nacionalistëve të mbyllur, ka rreshtime mes globalistëve dhe antiglobalistëve, ka rreshtime mes autoritarizimit dhe liberalizimit, ka rreshtime mes partive sekulariste dhe atyre me orientim fetar, ka rreshtime mes populizimit dhe establishmenteve demokratike, siç ndodh në Europë. E tillë do të jetë në të ardhmen dhe skena politike në Shqipëri. Ajo është e dizejnuar sot, si një rreshtim mes partive që kërkojnë reformën në drejtësi dhe atyre që kërkojnë bllokimin e saj, dhe mes partive pro perëndimore dhe atyre që adhurojnë autokracinë e rendit të ri ri tip “Gruevski”, sic është PD e LSI.

Sido që të jetë, ky rreshtim sot është real, i vërtetë dhe përfaqësues për spektrin politik shqiptar. Është konkurrues dhe i vërtetë në atë që përfaqëson PD, LSI dhe aleatët e tyre.

PD do të paguajë taksën e këtij revolucioni të thellë brenda saj, duke nxjerrë në pension Sali Berishën dhe natyrisht duke dhuruar elektorat nga i veti, për krushqit pa nuse që ka thirr në këtë dasëm. Por mbi të gjitha, duhet të përgatisë partinë të jetë kombatibël me këtë koalicion të ri, duke shmangur ata që kanë përqeshur LSI këto vite dhe kanë krijuar një imazh negativ për të në publik. Këtë gjë e ka paralajmëruar disa herë dhe gazeta e Partisë Demokratike. PD duhet të bëhet gati të funksionojë në këtë aleancë afatgjatë, në të cilën nuk kanë vend ata që kanë ëndërruar se PD do rikthehet një ditë në pushtet e vetme. LSI është një shans për të gjithë demokratët, dhe tani është koha ta kuptojnë si të tillë.

Next Post
Arrestohet avokati, akuzë për “ushtrim ndikimi të paligjshëm”

Mes dokumenteve të klasifikuara që u zhdukën, edhe raporte për punonjës policie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 7 dhjetor 2025

December 6, 2025
Sulm me dron ndaj kopshtit të fëmijëve, 50 viktima të raportuara, 33 të mitur

Sulm me dron ndaj kopshtit të fëmijëve, 50 viktima të raportuara, 33 të mitur

December 6, 2025
Gjenden qindra koli me mijëra fishekëzjarre, arrestohet pronari i magazinës

Gjenden qindra koli me mijëra fishekëzjarre, arrestohet pronari i magazinës

December 6, 2025
Humbja në 11 maj/ “Nuk jemi parti gjueti shtrigash, por as symbyllur”-Berisha ua lë fajin tradhtarëve: Kishte nga ata që punuan për PS, do japin llogari…

Humbja në 11 maj/ “Nuk jemi parti gjueti shtrigash, por as symbyllur”-Berisha ua lë fajin tradhtarëve: Kishte nga ata që punuan për PS, do japin llogari…

December 6, 2025
Rriten në pasuri dhe izolim! Jetët e fshehura të fëmijëve sekretë të Putinit

Rriten në pasuri dhe izolim! Jetët e fshehura të fëmijëve sekretë të Putinit

December 6, 2025
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Berisha në konferencë “sfidon” foltoren e Salianjit: Asnjë takim privat s’do të dëgjohet!

December 6, 2025
Kafja mes Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Ilirin e prita në zyrë, ndërsa Ervini…

Kafja mes Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Ilirin e prita në zyrë, ndërsa Ervini…

December 6, 2025
Mbyllen hetimet nga SPAK: Efektivi i RENEA-s ndihmonte Durim Bamin, Altin Morina shmangte kontrollet për parcelat me drogë

Mbyllen hetimet nga SPAK: Efektivi i RENEA-s ndihmonte Durim Bamin, Altin Morina shmangte kontrollet për parcelat me drogë

December 6, 2025
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Nga 37 mijë, gropa elektorale shkoi në 327 mijë vota

December 6, 2025
Ish-deputeti, i pandehur/ SPAK zbardh akuzat: Arben Ndoka planifikoi vrasjen e vëllezërve Bami me Arian Turkun

Ish-deputeti, i pandehur/ SPAK zbardh akuzat: Arben Ndoka planifikoi vrasjen e vëllezërve Bami me Arian Turkun

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In