• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI shpërthen kundër SHBA- BE: Jeni të paftyrë dhe të korruptuar nga droga!

by Java News
12/12/2017 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luan Rama, nje nga drejtuesit e larte te LSI dhe njekohesisht deputet i kesaj force politike ne Kuvend, ka shperthyer kunder nderkombetareve, duke i etiketuar ata se jane me dy fytyra madje duke i akuzuar se jane te korruptuar. Sulmi i Luan Rames ve ne epiqender kryesisht misioinet EURALIUS-it dhe OPDAT-it, te cilet, sipas tij, jane me dy fytyra, ndersa heshtjen e nderkombetareve ai e komenton se vjen nga fakti se jane te korruptuar. “EURALIUS-i dhe OPDAT-i, ndërsa nxituan të shpallnin një deklaratë të tyre që ishin për zgjedhjen me votim të thjeshtë të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, madje duke “guxuar” edhe t’i tregonin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë jashtë çdo tagri etik e ligjor kufijtë e legjitimitetit e të autoritetit të tij kushtetues, heshtën e nuk bëzanë për zgjedhjen e KED-së në kundërshtim me ligjin! Asnjë fjalë, asnjë koment! Dyfytyrësi korruptive! Heshtje që e kompromenton rëndë vetē rolin dhe misionin e tyre e i bën bashkëfajtorē me tepsinë e drogës ku ështē miksuar qasja antiligjore e korruptive e vetë maxhorancës që zgjodhi KED-në!”, deklaron Luan Rama.

Nga Luan Rama

Pak ditë më parë, pikërisht më 8 dhjetor 2017, reforma në drejtësi mori dy goditje të rënda prej papërgjegjshmërisë së tepsimaxhorancës së drogës, e cila duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, zgjodhi në kundërshtim me kriteret e këtij ligji, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi!

Nga ana tjetër, në të njejtën ditë, e njejta maxhorancë e drogës, vendosi po në kundërshtim me Kushtetutën, të kapë politikisht funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke zgjedhur një kinse “të përkohshëm” me shumicë të thjeshtē votash, kur jo vetëm përmbajtja, por edhe fryma e Kushtetutës detyrojnë zgjedhjen me shumicë të cilësuar!
Mjaftojnë vetëm këto dy raste, për të kuptuar se vullneti i maxhorancës nuk është reforma në drejtësi, nuk është as zbatimi i ligjit dhe as rikthimi i besimit qytetar tek drejtësia. Por rastet që përmenda më sipër fatkeqësisht na japin edhe pamjen në dy standarde të misioneve ndërkombëtare që asistojnë reformën në drejtësi, të EURALIUS-it dhe OPDAT-it! Se ndërsa nxituan të shpallnin një deklaratë të tyre që ishin për zgjedhjen me votim të thjeshtë të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, madje duke “guxuar” edhe t’i tregonin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë jashtë çdo tagri etik e ligjor kufijtë e legjitimitetit e të autoritetit të tij kushtetues, heshtën e nuk bëzanë për zgjedhjen e KED-së në kundërshtim me ligjin! Asnjë fjalë, asnjë koment! Dyfytyrësi korruptive! Heshtje që e kompromenton rëndë vetē rolin dhe misionin e tyre e i bën bashkëfajtorē me tepsinë e drogës ku ështē miksuar qasja antiligjore e korruptive e vetë maxhorancës që zgjodhi KED-në!
Për të qenë më konkret po citoj fjalë për fjalë kriteret që parashikon ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në nenin 221, për kandidatët që duhet të hidhen në short për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi:

1. Mund të përfshihen në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi vetëm ata magjistratë dhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët, në momentin e organizimit të shortit, plotësojnë kushtet e mëposhtme:

a) në kohën e hedhjes së shortit magjistrati e ka ushtruar funksionin për të paktën 10 vjet dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese për të paktën 1 vit;
b) nuk ka masë disiplinore në fuqi;
c) nuk ka filluar një procedim disiplinor para kandidimit;
ç) magjistrati ka përfunduar ciklin e plotë katër ose pesëvjeçar të studimeve në drejtësi;
d) magjistrati ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës;
dh) magjistrati është vlerësuar të paktën “shumë mirë” në 2 vlerësimet e fundit etik dhe profesional;
e) magjistrati ose gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk është nën hetim ose nuk është dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
ë) magjistrati ose gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk ështē dënuar më parë me sanksion administrativ për shkelje të rregullave ligjore në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesave.

2. Kandidatët që nuk plotësojnë një nga këto kushte përjashtohen nga shorti.

Kështu thotë ligji, e shkruar e zeza mbi të bardhë. Mirëpo ligji u shkel; në short u futën të gjithë gjyqtarët pa asnjē dallim, an block, pas asnjë selektim siç e imponon ligji e madje, edhe ndër fituesit ka që nuk i plotësojnē kriteret e ligjit! Dhe kush e bëri këtë? Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, i keqpërdorur në këtë rast prej arrogancës së maxhorancës së drogës! Këtu merr fund parlamentarizmi, këtu merr fund kushtetutshmëria dhe legjitimiteti!
Ndërsa EURALIUS dhe OPDAT heshtën, a thua se nuk ishin aty!

a.meta

Next Post
Bruksel, negociatat 1 – balta 0

Thirrja e 4-t e Ramës për Bashën: Koha të vëmë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In