• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“LSI rrjep e pastaj blen vota për pushtet, pas 25 Qershorit do jenë në opozitë”

by A R
21/06/2017 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri ka zhvilluar një takim me banorë të ‘Qytetit të Nxënësve’ në kryeqytet.

Gjatë takimit ish-ministri i Brendshëm nuk la pa shigjetuar LSI-në duke theksuar se vota e hedhur për ta, është një votë e hedhur në kosh. Ai i kërkoi qytetarëve që mos të bëhen pre e pazare me votën e tyre.

‘’Nuk po flas këtu për LSI-në, se ajo është tjetër hesap, i ka pazaret e qëruara, as pyet e as e ka mendjen për njerëzit dhe as do t’ia dijë fare se jetojnë, a janë gjallë a vdesin. Ata e kanë hesapin shumë të thjeshtë, me ato hesapet e tyre në pushtet, fusin një të rrjepur edhe pastaj vazhdo merr vota e bli vota, e pastaj prapë në pushtet.

Miqtë e mi LSI-ja, pa pritur zgjedhjet fare po ua them, është në opozitë sot, nesër pas zgjedhjeve dhe për vitet e ardhshme dhe pikë. Jemi në këtë pikë sepse partitë kanë bërë pazare, kur njerëzit kanë bërë pazar me votën e tyre. Në qoftë se njerëzit nuk bëjnë pazar me votën e tyre, partitë nuk bëjnë dot pazar.

Në datë 25, të sigurt dhe pas datës 25, sigurisht kryeministër nuk mund të jetë as Lulzim Basha, që i ziu ka njëmijë hallet e veta dhe s’di ku ka kokën, as Petrit Vasili jo e jo, se as ai se çon dot nëpër mend. Pas datës 25 kryeministër është Edi Rama. Dhe kur e ndajmë të gjithë mendjen këto partitë e tjera fshihen komplet. Në datë 25 ka vetëm një alternativë, këta jeni ju, ne të gjithë bashkë, është Partia Socialiste e Shqipërisë’’, tha ndër të tjera kryesocialisti i Tiranës.

Kryesocialisti i Tiranës ka ftuar të gjithë qytetarët veçanërisht të rinjtë, të marrin pjesë në zgjedhje. Ai tha se nga vota do të varet jeta e tyre për 4 vitet e ardhshme. Për Tahirin në këto zgjedhje qytetarët duhet të votojnë për atë që bën punë.

‘’Ne na duhet shtet. Shteti shqiptar i shërben shqiptarëve dhe pikë, nuk ka parti këtu. Po kjo nuk bëhet vetë. Kjo nuk ndodh vetë. Në qoftë se iu ka ardhur në majë të hundës, se kur shkoni nuk iu shërbejnë, ke mundësi pas tre ditësh. Nëse ju ka ardhur në majë të hundës se kur shkoni të kërkoni një shërbim në administratë iu trajtojnë si mos më keq, sikur ua ke borxh, pas tre ditësh ti mund ta zgjidhësh këtë problem.

Ti e zgjidh pas tre ditësh vetëm te kutia e votimit. Po nëse ai komshiu yt, apo i afërmi yt, apo shoku yt, miku e kushdo që ti e njeh dhe që ai ty të beson; mendon akoma që të votojë sipas flamujve të partisë, me tifozllëk, verbërisht, nuk kemi bërë gjë. Në qoftë se dikush prej jush mendon që, ‘po prit, s’ka problem, pse vota ime do bëjë ndryshimin’?

Po, po vota jote do bëjë ndryshimin. Vota jote, vota e secilit. Një votë e vetme e bën ndryshimin. Një votë e vetme! Kështu që mos neglizhoni asgjë!’’ tha Tahiri.

/a.m.

Next Post
Konsensus për ‘Vetting’ jashtë parimeve të Euralius? Xhafaj: Do të ishte pazar

Xhafaj: Ndërmorrëm hapin e madh drejt reformës në drejtësi, të çojmë përpara reformat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

March 20, 2026
Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

March 20, 2026
Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

March 20, 2026
Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

March 20, 2026
“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

March 20, 2026
Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

March 20, 2026
Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

March 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Parashikimi i motit për fundjavën, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In