• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI, përmes Kërpaçit sulmon drejtoreshën e “Sami Frashërit”

by Java News
16/12/2018 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

LSi ka nisur një sulm në front të gjerë. Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi në një dalje për media ka denoncuar drejtoreshën e  “Sami Frashërit”, Teuta Dobi për shantazh ndaj të rinjve, rasti i të cilës u bë publik pak ditë më parë nga “BalkanWeb“. Kërpaçi përmes një apeli ka kërkuar që ajo të heqë dorë nga presioni, ndërsa e paralajmëron edhe me një kallëzim në Prokurori.

Deputetja e LSI shton se rasti i Dobit, nuk është i vetmi dhe se në vijim do publikojnë të tjera video të drejtoreshave që përdorin presion ndaj gjimnazistëve.

“Jemi në këtë deklaratë për shtyp, për të denoncuar publikisht drejtoreshat e Rilindjes, të cilat në vend të mbështesnin gjimnazistët e lirë kërkues të të drejtave të tyre, kërcënojnë, ofendojnë dhe intimidojnë gjimnazistët e vendit tonë!

Ju ftoj të ndiqni rastin e drejtoreshës së gjimnazit Sami Frashëri, Teuta Dobi, e cila nëpërmjet kërcënimit, shantazhit, ofendimit, pafytyrësisht kërkon të pengojë gjimnazistet për të dalë në protestë!

Teuta Dobi, hiq dorë nga presioni i ushtruar mbi gjimnazistët e Sami Frashërit!

Presioni psikologjik, do të shoqërohet me padi kundrejt teje dhe do të vazhdojmë me çdo drejtoreshë tjetër, e cila ndjek modelin e kërcënimit të të rinjve!

Kishim paralajmëruar që do të demaskonim publikisht shantazhet e ulëta të drejtoreshave ndaj nxënësve dhe po i sjellim sot për çdo familjar, prind dhe të ri!

Në emër të të rinjve, ju paralajmërojmë se ky nuk është rasti i vetëm, kemi video të tjera, që tregojnë shumë qartë se si drejtoreshat e vendit shantazhojnë nxënësit me qëllim zbatimin e urdhrit të kryeministrit dhe ministreshës!

Shërbëtorët e Rilindjes dhe kryeministrit kini kujdes, çdo gjimnazist është i lirë për të protestuar në mënyrën më shembullore dhe demokratike!

Ata ju kanë ftuar t’i bashkoheni kauzës së të rinjve, ju si prindër dhe bashkëvuajtës të sistemit të krimit, ndaj dilni dhe mbështetini të rinjtë kundër hajdutërisë së qeverisë! Jo intimidim dhe përçarje për të rinjtë!”, u shpreh ajo.

 

 

Next Post
Vuçiç telefonon banorët e Banjës: Nuk erdha për të mos ju rrezikuar jetën!

Vuçiç: Prishtina na mbylli derën për dialog

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq ‘paralizon’ tragetet në Durrës, ja kur do të realizohet nisja nga Durrësi drejt Barit

Moti i keq ‘paralizon’ tragetet në Durrës, ja kur do të realizohet nisja nga Durrësi drejt Barit

February 4, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Lëkundje tërmeti në Korçë, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

February 4, 2026

Beteja e Edi Ramës me drejtësinë nuk ka nevojë për spektakël, por për reforma

February 4, 2026
Zbardhet drafti i Amnistisë Penale, ja kush janë përfituesit dhe si synohet integrimi i tyre në shoqëri

Zbardhet drafti i Amnistisë Penale, ja kush janë përfituesit dhe si synohet integrimi i tyre në shoqëri

February 4, 2026
Sherr masiv pranë Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv pranë Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

February 4, 2026
I preu rrugën me makinë ish-gruas dhe i theu xhamin e makinës, policia vë në pranga 48-vjeçarin nga Laçi

I preu rrugën me makinë ish-gruas dhe i theu xhamin e makinës, policia vë në pranga 48-vjeçarin nga Laçi

February 4, 2026
Kuvendi ushtron rol kushtetues, jo ndërhyrës ndaj institucioneve të pavarura

Kuvendi ushtron rol kushtetues, jo ndërhyrës ndaj institucioneve të pavarura

February 4, 2026
Detaje plagosja me thikë në Korçë/ Dyshohet se i plagosuri i vodhi banesën të riut dy vite më parë! Si nisi sherri

Detaje plagosja me thikë në Korçë/ Dyshohet se i plagosuri i vodhi banesën të riut dy vite më parë! Si nisi sherri

February 4, 2026
Mbështetje ndaj luftëtarëve të UÇK-së, PDK aktivizon degët për marshimin qytetar të 17 shkurtit

Mbështetje ndaj luftëtarëve të UÇK-së, PDK aktivizon degët për marshimin qytetar të 17 shkurtit

February 4, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

“Katedralja jonë me kunja dhëmbësh”

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In