• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

LSI, përgjimet dje dhe sot

by Aalison Pearse Stevens
19/05/2016 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhurma për përgjimet ka pasur dhe ka, në çdo kohë dhe nën çdo qeverisje, nota të forta politizimi. Edhe rasti i paisjes së përfolur të përgjimit, në ngarkim të palës italiane, nuk po bën përjashtim. Ajo që ndryshon në kohë dhe në hapësirë, është në fakt vetëm qëndrimi i aktorëve politikë, të cilët përpiqen të nxjerrin sa më shumë dhjamë për veten e tyre, nga këto skandale diku të vërteta e diku të sajuara.

Njëra ndër partitë që ka qenë në syrin e ciklonit, kur vjen puna tek përgjimet, është Lëvizja Socialiste për Integrim, e vetmja forcë politike që e ka provuar sesi është të bashkëqeverisësh edhe me Sali Berishën, edhe me Edi Ramën. Pas shtatë vjetësh në pushtet, partia e Ilir Metës e sheh veten sot sërish në qendër të skenës politike, duke u sjellë si një faktor përcaktues nga ana e peshës politike, por edhe duke flirtuar nga pak me të gjithë. Megjithëse formalisht nuk do të duhej ta bënte diçka të tillë, pasi është në qeverisje vetëm me njërën nga palët.

Ka një ndjesi të përgjithshme se skandalet e ditëve të fundit, pikërisht ato të ish-kryetarit të bashkisë Shukriu dhe ky i përgjimeve, mbuluan me zhurmën e tyre një skandal të tretë, faktikisht shumë më të rëndësishëm për nga përmasat dhe impakti që ka në imazhin e vendit tonë. Fjala është për skandalin Balili, i cili mori në shtypin grek emrin e “Eskobarit të Ballkanit”. Dihen lidhjet e ngushta politike që familja Balili ka pasur dhe ka me LSI, në Delvinë e Sarandë. A ishte kjo rrethana që opozita e shmangu qëllimisht këtë sigël politike nga akuzat për skandalin në fjalë, duke akuzuar në tym Ramën dhe Tahirin? A ishte kjo afërsi që përcaktoi indirekt edhe peshën e madhe që ju dha skandalit Shukriu dhe aparaturës së përgjimit?

Këto janë pyetje që i bën shumëkush sot. Ajo që s’po vihet re, duke lënë mënjanë teoritë e komplotit, është arsyeja ende e paqartë e sjelljes me dy standarte që LSI ka mbajtur ndaj skandaleve të përgjimit, në dy qeverisjet ku ka qenë pjesëtare. Kur në janar 2011 opozita socialiste denoncoi më të madhe faktin që ministria e mbrojtjes kishte blerë me urgjencë paisje të sofistikuara përgjimi, çka ka provokuar më pas edhe një hetim ende në vazhdim të prokurorise, LSI nuk u prononcua fare në lidhje me atë që po ndodhte brenda mureve të dikasterit të mbrojtjes. Nuk ka asnjë deklarim publik të partisë së Ilir Metës për atë skandal, i cili, duhet thënë, nuk kishte në mes ndonjë shtet partner, por qe thjesht një demarsh i pistë i qeverisë për të përgjuar opozitën.

Sot, kur afera e përgjimit ka qartazi edhe ngjyrat e një bashkëpunimi zyrtar me palën italiane, LSI ka një pozicion krejt tjetër. Është e artikuluar, hedh dyshime, bën supozime dhe kërkon drejtësi. Krejt normale kjo që po bën tani, por po aq anormale ajo që s’ka bërë dje. Apo dje e kishte fajin Saliu dhe kaq?!

Next Post

Nuk publikon formularët e dekriminilazimit, PD akuzon KQZ për mbrojtje të kriminelëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In