Pas debatit në distance me kryeministrit Rama dhe Luan Ramës mbi hipotekat ka reaguar Ministria e Drejtësisë që drejtohet nga Gazmend Bardhi.
Kjo ministri ka nisur hetimin mbi këtë çështje ndërsa siguron banorët e Bashkisë Vorë se nëse konstatohen shkelje do të merren masa të menjëhershme.
Rama tha sot në Vorë se Qeveria ka legalizuar falas objektet pa leje të qytetarëve, por ata nuk e regjistrojnë dot pronën pasi Hipoteka, e drejtuar nga një parti tjetër, siç tha ai, i mban peng.
E menjëhershme ishte përgjigja e LSI, ku Luan Rama bëri përgjegjëse PS për bllokimin e hipotekave të pronësisë për objektet e legalizuara nga ALUIZNI.
Ai tha se 80% e hipotekave në qarqe kontrollohen nga njerëzit e emëruar prej Ramës. /b.d










