• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI, partia që do shkërrmoqej një ditë…

by Artur Ajazi
25/01/2021 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ikja nga Partia Socialiste (për inat të Nanos) dhe formimi i një grupimi interesash që më vonë u quajt parti, e kanë karakterizuar përgjatë gjithë këtyre viteve LSI, si një parti tranzitore. Dihej fati i saj, pavarsisht se Ilir Meta po përpiqet sot me çdo mjet ta mbajë në “këmbë”, të ndalë me çdo mënyrë largimin e militantëve dhe ish-deputetëve të saj drejt Partisë Socialiste, dhe të mbajë me premtime postesh dhe aferash të tjera, ata që akoma nuk e kanë ndarë mëndjen. Kjo ndodhi edhe para disa ditësh kur një ish-deputete de facto e bëri divorcin me LSI, por duket se Meta e bindi se, “ajo do të ishte ministre nesër kur të marrim pushtetin”. Fatin e LSI-së e ka përcaktuar askush më mirë se Sali Berisha (apo dhe Lulzim Basha) kur e kanë quajtur “parti bandë” dhe kryetarin e saj me lloj-lloj epitetesh nga më banalet.

Fatin e LSI, e kanë përcaktuar edhe dy fushatat e para të saj elektorale dhe ato që vazhduan, kur delegatët e saj në rrethe nuk lanë “kuç e maç” pa paguar vetëm të merrnin ndonjë fitore apo ndonjë mandat më tepër. Dhe pavarsisht kësaj, fizionomia dhe filozofia mbi të cilën u ngrit dhe ka funksionuar deri sot ajo forcë politike, nuk kanë qenë programet, idetë, iniciativat, alternativat, dhe përfaqësimet konkuruese në garë, por “fitorja me çdo mjet duke mos përjashtuar blerjen e votës”. Të gjithë e mbajmë mënd, se si LSI futej në Parlament me 2 deputetë, dhe brënda muajit formonte “grupin e saj parlamentare me 12 apo 14 deputetë”. Dhe kjo gjë bëhej pasi ishin dakortësuar pazaret, dhe jo sepse LSI, ishte “partia e vlerave dhe të ardhmes”. Braktisja nga Naço, Koka, Braha, dhe shumica e atyre që kanë qenë deputetë apo të zgjedhur në rrethe, si dhe pamundësia e gjetjes së emrave dhe figurave të reja me integritet për ta përfaqësuar atë në zgjedhjet e 25 Prillit, duket se kanë humbur shpresat e Ilir Metës, se LSI do të rimëkëmbet një ditë. Edhe gjoja bashkimi me PD dhe futja në aleancat e saj false, nuk ka kënaqur Ilirin dhe Monikën, pasi brënda asaj që Lulzim Basha e quan “e djathta”, ajo parti duket si “dele e zezë”.

Askush nga aleatët e Lulzimit, as Nardi, Agroni, Dashi dhe as Fatmiri me Vangjelisi, nuk e duan praninë e LSI-së në aleancën e tyre. Nuk e duan as në përfaqësimin e listave të përbashkëta. Fatin e LSI-së, e ka vetpërcaktuar timonieri saj, me lojën e shpifur që ka bërë mes dy partive të mëdha PD dhe PS, duke luajtur njëherë me Berishën dhe pastaj me Ramën kur kishin pushtetin. Por si çdo fillim që ka një mbarim, edhe seriali i afrim-largimit me pushtetin duket se ka përfunduar për LSI-në. Ajo parti po “tretet” çdo ditë, po braktiset çdo ditë nga të gjithë ata që dikur në Jalë mes “party foam”, Iliri dhe Monika i quanin “e ardhmja e LSI”.Në historinë politike të viteve tranzicionit në Shqipëri, ajo e LSI-së do të kujtohet ndoshta si në ngjarje e rastësishme, apo si eksperiment i një politikani që kurrë nuk mundi të ngrihet as në lartësinë e Nanos, pasi me Ramën e ka të pamundur, edhe për shkak të disnivelit në formimin e përgjithshëm qytetar.

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi për nesër, e Martë 26 Janar 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

March 25, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

March 25, 2026
Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

March 25, 2026
“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In