• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI, nyja kyçe për PD-në

by Eduard Zaloshnja
21/11/2019 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Qysh nga themelimi i LSI-së, çdo fitore apo humbje e PD-së ka qenë e lidhur me këtë parti.

Në vitin 2005, ndarja e votave të majta mes kandidatëve të LSI-së dhe atyre të PS-së, i shkaktoi humbjen kësaj të fundit në 18 zona elektorale. Plot 18 kandidatë të PD-së u bënë deputetë me më pak se 50% të votave në zonat e tyre, falë ndarjes së votave të majta mes kandidatëve të PS-së dhe LSI-së. Si rezultat, koalicioni i PD-së fitoi 74 mandate, edhe pse mori vetëm 41% të votës popullore…

Në vitin 2007, LSI-ja ishte në koalicion me PS-në. Në garën më të fortë loakale, në Tiranë, kandidati për kryebashkiak i PD-së u mund me 20 mijë vota. Ndërkohë, LSI-ja, që bëri fushatë përkrah Edi Ramës, mori 20 mijë vota në Tiranë…

Në vitin 2009, LSI-ja krijoi një koalicion të vogël më vete, duke i pamundësuar secilit prej dy koalicioneve të mëdha të siguronte 71 mandatet e nevojshme për të krijuar qeverinë. Vendimi i LSI-së për të bashkuar votat me Berishën në Kuvend, i dha mundësinë këtij të fundit për të qeverisur edhe një 4-vjeçar tjetër…

Në vitin 2011, për herë të parë pas 15 vjetësh, një kandidat i PD-së arriti të marrë pothuaj po aq vota në Tiranë, sa edhe kandidati i PS-së. Ndërkohë, LSI-ja, që fushatoi fort për kandidatin demokrat, mori 21 mijë vota në Tiranë…

Në vitin 2013, LSI-ja pothuaj i trefishoi votat e saja (e fuqizuar nga 4 vjet ndejtje në pushtet), duke marrë 16 mandate parlamentare. Por kësaj rradhe ajo ishte në koalicion me PS-në (e cila, si katër vjet më parë, mori përsëri 66 mandate). Në këtë mënyrë, PD-ja dhe aleatët e saj të vegjël mbetën një pakicë e mpakur parlamentare…

Në vitin 2015, Erion Veliaj fitoi me një epërsi prej 40 mijë votash ndaj rivalit të tij demokrat në garën për Tiranën. Ndërkohë, LSI-ja që bëri fushatë përkrah Veliajt, mori 40 mijë vota në bashkinë e Tiranës…

Në vitin 2017, Rama vendosi të garojë më vete nga LSI-ja, ndërkohë që i shkeli syrin Bashës për një “Große Koalition“(koalicion të madh) pas zgjedhjeve. E ndodhur mes dy zjarresh (por e fuqizuar edhe nga katër vite të tjerë në pushtet), LSI-ja i rriti përsëri votat e saja (nga 180 mijë në 225 mijë). Sidoqoftë, ajo nuk arriti ta pengojë PS-në në objektivin e saj për të siguruar të paktën 71 mandate. E vetmja gjë që bëri LSI-ja ishte zgjerimi elektoral në kurriz të PD-së (në qarqe si Durrësi, Lezha, Tirana, Korça etj.)…

Si një njeri që ka siguruar dy madate kryeministrore falë pozicionimit të LSI-së pro tij (dhe që ka pësuar disa humbje të rënda po prej saj), Berisha e kuptoi këto ditë se duhej të dilte vetë në mejdan në mbrojtje të Ilir Metës (kryetarit de facto të LSI-së), ndërkohë që Basha endej nëpër Shqipëri, për të shpalosur vizionin e tij futurist mbi bujqësinë.

Fakti që Basha s’është ndjerë në këto javë të vështira për Metën, tregon se mund të jetë joshur nga ndonjë ofertë e Ramës për ta zëvendësuar Metën me një politikan të PD-së, ose thjesht se shpreson që dikur PD-ja dhe aleatët e saj të vegjël ta marrin pushtetin pa ndihmën e LSI-së. Por Berisha, si një politikan i rrahur me vaj e me uthull elektoral, mendon gjithnjë për zgjedhjet e rradhës. Ai e kupton se një dobësim i mëtejshëm i LSI-së mund të çojë ujë në mullirin elektoral të Ramës në zgjedhjet e 2021-shit. Prandaj dhe doli në mbrojtje të fuqishme të Metës. Dhe nuk është çudi që ta detyrojë edhe Bashën këto ditë, të bëjë të njëjtën gjë…

/realstory.al

Next Post
Këshilla për ata që u ka mbetur hatri se përmenda gruan e Macroni dhe kanë 30 vite që “zbuluan” bidenë

Ilir Meta dhe lufta finale te pragu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In