• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI me 4 deputetë, shqetësim për tubimet/ Vasili: Kushtetuesja foli, urgjent ndryshimi i Kodit Penal. Po na mbajnë nën kërcënim

by Java News
18/09/2021 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka sjellë në vëmendje vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që shfuqizoi Kodin Penal për Zhvillimin e protestave pa lejen e policisë.

Në deklaratën e tij në rrjetet sociale Vasili thekson se “për këtë vendim Rilindja as flet dhe as shprehet se i intereson të mbajë qytetarët nën kërcënim, ti mbajë me procese të hapura me qëllimin e vetëm për të dekurajuar protestat e qytetarëve kur atyre ju dhunohen të drejtat e ju rrëmbehet prona dhe liria nga Rilindja”.

Nënkryetari i LSI shton se vetëm në Unazën e Re ka mbi 700 procedime dhe akuza për protesta të paligjshme dhe vepra të tjera pasuese.

Postimi i plote i Vasilit: 

Kushtetuesja ka folur, tani Urgjent ndryshimi i Kodit Penal per tubimet, qe denon padrejtesisht qytetaret!

Qindra qytetare, qe kane protestuar, po vuajne padrejtesisht pasojat ne qindra e qindra procese gjyqesore politike te montuara dhe ne sherbim vetem te rilindjes dhe abuzimeve te saj me te drejtat e qytetareve dhe lirite e tyre.

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ne Kodin Penal ndalimin per zhvillimin e protestave pa lejen e policisë.

Per kete Vendim Rilindja as flet dhe as shprehet sepse i intereson te mbaje qytetaret nen kercenim, ti mbaje me procese te hapura me qellimin e vetem per te dekurajuar protestat e qytetareve kur atyre ju dhunohen te drejtat e ju rrembehet prona dhe liria nga rilindja.

Sipas Vendimit te Gjykates Kushtetutese eshte i detyrueshem reflektimi ne Kodin Penal ne nenin 262, paragrafi i pare dhe shfuqizimi i shprehjes ” pa marre me pare lejen nga organi kompeten sipas dispozitave te vecanta..”

Ka me mijera akuza per “proteste ta paligjshme “, por qe nga kjo veper penale burojne dhe vepra te tjera penale si per shembull bllokim rruge, mos bindje te urdherit te punonjesit te policise, prishje e rendit dhe qetesise publike, te cilat kur dekriminalizohet vepra penale kryesore automatikisht shfuqizohen edhe veprat e tjera penale derivate, te cilat keto vite kane qene instrumenta te perdorimit politik, ne protestat e ndryshme te vendit duke filluar qe nga banoret e Unazes se RE, protestat e opozites, protestat per mbrojtjen e Burimeve Natyrore, protesta e Teatrit apo edhe protesta te tjera.

Ka me mijera akuza te tilla politike, vetem ne Unazen e Re ka mbi 700 procedime akuza per proteste te paligjshme dhe vepra te tjera pasuese!

Urgjent sipas Vendimit te Gjykates Kushtetutese te behet reflektimin ne Kodin Penal ne nenin 262, paragrafi i pare, shfuqizimin e shprehjes ” pa marre me pare lejen nga organi kompeten sipas dispozitave te vecanta..”

Ja Vendimi i Gjykates Kushtetuese i dates 4 maj 2021:

V E N D O S I:

  1. Pranimin e kërkesës.
  2. Shfuqizimin e shprehjes “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta” në paragrafin e parë të nenit 262 të Kodit Penal.
  3. Detyrimin e Kuvendit të plotësojë normën ligjore nga data e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të tij.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Marrë më 04.05.2021

Shpallur më 02.06.2021

/m.j

Next Post
I vodhën 100 mln lekë dhe makinën/ Gruaja nga Fieri denoncon: Grabitësi pret të lirohet, na kërcënon si familje

I vodhën 100 mln lekë dhe makinën/ Gruaja nga Fieri denoncon: Grabitësi pret të lirohet, na kërcënon si familje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
Ministrja Kumbaro: Nuk synojmë të joshim më turistët e lirë, por të bëjmë turizëm cilësor

Programe pas mësimit, Kumbaro: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit

April 10, 2026
Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

April 10, 2026
Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

April 10, 2026
Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

April 10, 2026
Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

April 10, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In