• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI kundër SPAK-ut: Përgjimet t’i autorizojë Llalla dhe jo gjykata

by A R
20/04/2017 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Struktura Speciale Anti-Korrupsion do të jetë organi i cili do të ketë në dorë përgjimin e zyrtarëve dhe kriminelëve. Ditën e djeshme, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në një seancë maratonë ku nuk munguan debatet dhe diskutimet, ka miratuar dhe shqyrtuar  nen për nen projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9157, datë 04.12.2003 “Për përgjimin e komunikimeve elektronike”, i ndryshuar”, duke vendosur që të drejtën e autorizimit ta ketë kreu i Gjykatës së Apelit në SPAK.

Ka qenë relatori i çështjes Ulsi Manja ai i cili ka bërë dje një rezyme më të detajuar, sa i takon miratimit të atij ligji. Në fjalën e tij, ligjvënësi socialist mbrojti ndryshimin e kërkuar duke pohuar se çdo komunikimi elektronik, do t’i nënshtrohet hetimit parandalues dhe kësisoj personi që do ketë tagrin të autorizojë përgjimin do të ishte kryetari i Gjykatës së Apelit të Krimit të Organizuar dhe në mungesë të tij, nënkryetari.

Teksa nënvizoi se nëpërmjet ndryshimi të ligjit kërkohet balancimi i pushteteve dhe një mbrojtje më e drejtë sa i takon të drejtave të njeriut, duke lënë të nënkuptohet që Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria e Posaçme do jenë dy institucionet që do disponojnë vetëm bërthamën komanduese elektronike, por jo tagrin për të autorizuar investigimin.

“Ligji për përgjimin e komunikimeve elektronike në vetvete është një ligj parandalues. Bërthamën komanduese elektronike nuk do ta disponojë vetëm institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme, por edhe Prokuroria e Posaçme. Ligji nuk do të përkufizohet më si një krim i rëndë.

Çdo lloj komunikimi elektronik por edhe komunikimet e teknologjisë së avancuar do t’i nënshtrohet hetimi. Ashtu sikurse video survejimet apo përgjimet në publik nuk do jenë më pjesë e objektit të përgjimit.

Ligji adreson kërkesën për përgjim dhe aksesin për të dhënë autorizimin nuk do ta ketë më Prokurori i Përgjithshëm, por kryetari i Gjykatës së Apelit në SPAK dhe në mungesë të tij, nënkryetari i atij institucioni”, tha ai. Në vijim të diskutimit të gjatë, relatori Manja theksoi se miratimi i ligjit ishte një risi duke mbrojtur në mënyrën më objektive interesat e qytetarëve.

“Ky ligj përbën një risi, kështu që qytetarëve u jepet e drejta për t’u informuar dhe se janë përgjuar, kjo e drejtë lind në kuadër të transparencës sa i takon mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, tha ai më tej në diskutimin e tij.

Në diskutimin e tyre, përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë insistuan se aksesin për të dhënë autorizimin e përgjimit duhet ta kishte institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm dhe jo kreu i gjykatës së apelit në SPAK siç ishte kërkuar nga OPDAT apo edhe ligjvënësit socialistë.

Teksa nënvizuan se mendimi i tyre ishte rezultat i një sërë konsultash që kishin pasur me grupet e interesit. Sipas tyre, ndryshimi ligjit ishte i parakohshëm dhe kësisoj duhet të shkonte përsëri në të ardhmen për shqyrtim në komisionin përkatës, kohë kur të kishte marrë jetë edhe krijimi i institucioneve të reja të drejtësisë.

“E drejta për të dhënë autorizimin për përgjim duhet të qëndrojë tek institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm apo Prokurori i SPAK. Ne jemi konsultuar me grupet e interesit dhe grupet e punës, vazhdojmë të mbështesim idenë ta ketë Prokurori i Përgjithshëm pasi edhe Gjykata e Apelit kundër krimit të organizuar dhe Korrupsionit, nuk është krijuar ende.

Ligji, le lë vijë përsëri për ndryshim pas krijimit të institucioneve të reja të drejtësisë”, thuhet në reagimin e përfaqësuesve të ministrisë. Ndërkohë, në fjalën e saj, deputetja e LSI-së, Silva Caka deklaroi se e shikonte të arsyeshme se duhet të ishte prokurori i përgjithshëm, ai i cili duhet të autorizonte përgjimin dhe jo gjykata.

“Çfarëdolloj përgjimi paraprak i autorizuar nga gjykata është burokratik, aq më tepër që gjykata e apelit në SPAK nuk është krijuar. Pra, të drejtën për autorizim duhet të ketë vetëm Prokurori i Përgjithshëm”, nënvizoi Caka. /b.d

Next Post
Milionat e politikës shqiptare për lobistët në Uashington. Axhendë personale apo interes publik?!

Milionat e politikës shqiptare për lobistët në Uashington. Axhendë personale apo interes publik?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

April 6, 2026
“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

April 6, 2026
Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

April 6, 2026
U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

April 6, 2026
Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

April 6, 2026
Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

April 6, 2026
Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

April 6, 2026
Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

April 6, 2026
Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In