• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI koalicion me Berishën në 6 bashki/ Ish deputetja: Basha tradhtoi opozitën, s’dëshiron të fitojë zgjedhjet, i shijon roli i ‘dyshit’

by Java News
31/01/2022 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Basha tradhtoi të gjitha kauzat e opozitës.”, kanë qenë këto fjalë e anëtares së Kryesisë së LSI, Silva Caka e cila tha për Report Tv se koalicioni me PD në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dështoi falë kryedemokratit Lulzim Basha, i cili sipas saj e shijon opozitën dhe rolin e “dyshit”.

“Kjo nuk nisi nga LSI. Mungesa e koordinimit lidhur me procesin zgjedhor, mungesa e kmunikimit dhe mbi të gjitha ato çfarë ndodhën pas këtij procesi elektoral, shërbyen për LSI për të parë se kë kishte përpara. Si fillimi heshtëm më tepër për të respektuar vete, jo partinë e Bashës dhe bardhit. ne jemi ende në shtëpinë tonë, Shqipërinë tonë, ndërsa Basha është bërë një shtojcë e Ramës. Basha nuk donte të fitonte zgjedhjet, i shijon më shumë të mos ketë përgjegjësi dhe të fitojë para, i shijon roli i dyshit. Basha duke qenë në opozitë përfiton nga pushteti. Basha tradhtoi të gjitha kauzat e opozitës.”, u shpreh ajo.

Ish-deputetja e ftuar në “Studio Live” me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj tha se LSI do të mbështesë kandidatët e zgjedhur nga demokratët në primaren, pasi sipas saj ky është një proces i cili duhet të lavdërohet. Ajo shtoi se ky koalicion është më tepër administrativ se politik dhe ka për qëllim “çmontimin e regjimit të Ramës”.

“Do të bashkohen edhe parti të tjera, do të bëhet publike në ditët në vazhdim. Ne do të jemi në koalicion në të 6 baskitë. Nuk janë kandidatët e Berishës mos i quani ashtu, ai është një grupim, Grupi i Rithemelimit. Propozimi erdhi nga Grupi i Rithemelimit, erdhi nga sekretari i përgjithshëm në Kryesinë e kësaj Lëvizjeje. Ne do të jemi në suport të të gjitha kandidaturave që kanë dalë nga primarja, që vlen të theksohet se është për t’u lavdëruar. E konsideruam më tepër si një çështje administrative sesa politike. Ne duhet të fokusohemi te qëllim dhe të gjejmë mjetin për ta arritur. Qëllimi është çmontimi i regjimit të Ramës sado pak edhe në këto 6 bashki. Ky është qëllimi kryesor, dhe nuk arrihet ndryshe përveçse të jemi të gjithë bashkë.”, u shpreh ajo.

Duke folur lidhur me rolin e rinisë në politik, Caka tha se LSI i ka mbështetur gjithmonë dhe jo vetëm “për sy e faqe”.

“Zgjedhjet e fundit janë tregues i qartë, ne në  shumë qarqe kemi pasur drejtues të rinjtë. LSI nuk i mban të rinjtë vetëm si figura. Nuk ka lidhje me shtirjen dhe dukjen, është një politik që LSI e ka ndjekur gjithmonë, që nga themelimi i saj. Rinia nuk ka si të fuqizohet ekonomikisht, po nuk u fuqizua politikisht.”, u shpreh anëtarja e Kryesisë së LSI./m.j

Next Post
Voltana Ademi u tërhoq papritur nga gara për Shkodrën/ Flet Sali Berisha: S’i kam kërkuar askujt që të…

Voltana Ademi u tërhoq papritur nga gara për Shkodrën/ Flet Sali Berisha: S’i kam kërkuar askujt që të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Identifikohen ushtarët e parë amerikanë të vrarë në konfliktin me Iranin

Identifikohen ushtarët e parë amerikanë të vrarë në konfliktin me Iranin

March 4, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

March 4, 2026
Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Konflikti në Lindjen e Mesme godet tregun, transporti në vend rrit tarifat deri në 10%

March 4, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In