• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

LSI hidhet në sulm kundër Ambasadorëve: Na kanë intimiduar!

by S M
10/11/2017 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nuk ka dyshim që Ilir Meta, ai i djeshmi që kryesonte LSI, do t’i kishte konsideruar si deklarata personale të bashkëpunëtorëve të tij. Por Meta tashmë është në Presidencë dhe mesa duket askush në partinë e tij nuk e ka më merakun që të fshihet pas një fraze të tillë-klishe.

Ato që deri dje konsideroheshin si deklarata sporadike të krerëve të LSI kundër ambasadorëve të BE-së, OSBE-së  dhe Uashingtonit në Tiranë, tashmë qartazi duket se është një sulm i koordinuar dhe një strategji e mirëmenduar nga ana e lidershipit të kësaj partie. Përforcimi i vlerësimit se kemi të bëjmë me një sulm të koordinuar qartazi nga LSI ndaj perëndimit në Tiranë u bë i dukshëm, pasi sot nga Fieri kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, akuzoi ambasadorët perëndimorë në Tiranë se kanë intimiduar LSI për çështjen e Reformës në Drejtësi. Madje ajo shkoi më tej kur deklaroi se votat e LSI u mbajtën peng. “LSI është intimiduar edhe nga ambasadorët, kur thonin se nuk është pro reformës në drejtësi.

LSI la peng votat në Uashington dhe Bruksel, pasi ato shkonin në krah të Reformës në Drejtësi”, deklaroi Kryemadhi, duke shtuar se koalicioni PS- LSI “ka qenë një hipokrizi”.

Deklaratave të Kryemadhit, prej disa ditësh, i ka prirë edhe kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, në kritikat e tij ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu. Ai madje e akuzoi ambasadorin amerikan se e ka veshur mazhorancën aktuale me “mburojën e krimit”. Një akuzë e rëndë kjo e cila nuk është aq sporadike po të kihet parasysh edhe qëndrimi Kryemadhit ndaj ambasadorëve të Brukselit dhe të Uashingtonit.

Por LSI duket se nuk është mjaftuar vetëm me kaq. Në epiqendër të sulmeve të kësaj force politike është vënë edhe ambasadori i OSBE-së Borchardt ku jashtë çdo etike minimale politike, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama, e ka cilësuar atë si “ushtar të Gramoz Ruçit”. Nga kjo panoramë shihet qartazi se LSI ka një strategji të organizuar dhe të mirëmenduar për të vënë në qendër të goditjeve ambasadorët perëndimorë në Tiranë.

Të njëjtën strategji ndoqi pak muaj më parë edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, duke sulmuar zyrtarët e lartë të perëndimit në Tiranë, ambasadorët, si dhe përfaqësuesit e lartë të BE-së. Natyrisht që ajo strategji nuk e çoj atë asgjëkundi vetëm sa e konfiguroj PD-në si forca politike më antiperëndiomorë në Ballkan dhe më gjerë. Në të njëjtën rrugë tashmë po ecën dhe LSI. Përballja me perëndimin është një rrugë nga e cila forcat politike shqiptare kanë pësuar vetëm humbje. Siç duket krerët e LSI besojnë se do të bëjë një përjashtim nga ky rregull.

Armando Meta

 

Next Post
Nicki dhe gjoksi i saj bombastik

Nicki dhe gjoksi i saj bombastik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In