• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI, Gjosha: Shtyrja e zgjedhjeve rrezikon integrimin dhe cenon zbatimin e vettingut

by Java News
21/04/2017 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka deklaruar dje se nga zgjedhjet e 18 qershorit varet integrimi i vendit dhe fati i reformës në drejtësi.

Duke folur në një intervistë televizive, ajo u shpreh se duhet dialog politik që të ketë zgjedhje të gjithëpranuara.

“Unë do të thosha se ky është një test i madh për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Zgjedhjet janë një kriter i padiskutueshëm për të gjitha vendet aspirante për në BE, janë një tregues i funksionimit të demokracisë në vend. Sigurisht që monitorimi nga partnerët europianë për këtë proces është i përditshëm. Ajo çka ne duhet të tregojmë, është se Shqipëria është një vend që tashmë ka arritur standardet europiane për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Gjosha.

Sa i takon reformës në drejtësi, ministrja deklaroi se zgjedhjet pritet të ndikojnë edhe në zbatimin e saj. Sipas Gjoshës, bllokimi i reformës rrezikon të ktheje vendin shumë vite pas.

Nga ana tjetër, ajo nuk ka kursyer kritikat ndaj socialistëve. “Unë mendoj që ultimatumet nuk kanë vend në këto momente. Përpara stabilitetit të vendit dhe përpara detyrimit që kemi t’i sigurojmë qytetarëve tanë një të ardhme më të mirë. Zgjidhja vjen në tryezë, nga komunikimi mes palëve dhe pa kushte. Për këtë ne kemi kërkuar edhe ndihmesën e Partive Popullore Europiane, çka në fakt sërish nuk është normale, pasi duke iu kthyer procesit të integrimit mendoj se një vend që kërkon negociatat duhet të zgjidhë vetë ngërçet politike. Megjithatë të ndodhur në këto kushte ne jemi të detyruar të kërkojmë këtë lloj zgjidhje, pasi afati i zgjedhjeve është i afërt. Besoj se të gjitha forcat politike janë zgjedhur për t’u ofruar siguri qytetarëve”, tha ajo.

E pyetur për bashkimin me Kosovën, Ministrja Gjosha tha se Shqipëria ka busull orientimi vetëm integrimin në BE dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët.

c.a

Next Post
Trezege viziton Tiranën: Kombëtarja shqiptare me cilësi të larta

Trezege viziton Tiranën: Kombëtarja shqiptare me cilësi të larta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In