Pas sulmit ndaj ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka kursyer as ambasadorin e Bashkimit Europian Luigi Soreca. Ish deputeti Petrit Vasili ka kritikuar thirrjen e diplomatit të lartë i cili më herët u shpreh se opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhje teksa nënvizoi se është koha për dialog. Vasili e konsideron Sorecën si të dehur dhe që sipas tij nuk di çfarë të thotë.
“Do ketë qenë ndonjë aktivitet ku ka patur koktelje dhe pije alkoolike. Ai vjen nga Italia, një shtet që ka politikë prej mijëra vjetësh. Unë jam i bindur që z.Soreca ka bërë humor dhe në këtë rast mos e merrni seriozisht. Është një burrë me humor të mirë”, deklaroi Vasili.
/a.meta