• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI drejt shkrirjes/ Kryemadhi u betua se do mundë Ramën, largohet nga politika?

by Java News
12/08/2021 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit dhe pranimit të humbjes, Monika Kryemadhi është “zhdukur” nga skena politike.

Shfaqja e saj e vetme ka qenë në një event me Presidentin Ilir Meta, si zonjë e parë dhe përndryshe askush nuk e ka parë dhe nuk e ka dëgjuar.

A do të thotë kjo “zhdukje” se Kryemadhi po përgatitet të largohet nga politika, pasi tashmë as parti nuk i ka mbetur?

Nëse bëjmë një retrospektivë, Kryemadhi disa herë është deklaruar se do të largohet apo do të dorëhiqet, nëse dështon, megjithëse deri më tani nuk ka bërë çfarë ka premtuar

Deklarata e parë e Kryemadhit për largim nga politika

Në shkurt të viti 2019, Opozita me në krye Lulzim Bashën dhe Monika  Kryemadhin dogjën mandatet dhe u larguan nga Kuvendi.

Djegies së mandateve i paraprinë protestat dhe në atë kohë drejtuesit e Opozitës ishin të bindur se kryeministrit Edi Rama dhe pushtetit të tij i dhanë fund.

Madje kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila ka qenë mjaft e zëshme në protesta, bëri dhe një deklaratë që shkaktoi shumë bujë në atë kohë.

Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, Kryemadhi tha. se ishte e gatshme të largohej nga politika, nëse Kryeministri Rama ishte në gjendje të mblidhte po aq njerëz sa opozita, që mblodhi më 16 Shkurt.

Sipas saj, fenomenit Edi Rama i kishte ardhur fundi.

“Fenomeni Edi Rama duhet të mbarojë tashmë, jo vetëm për Ramën, por për këdo tjetër që kërkon të ndërtojë një institucion të liderit të fortë. Shqipëria nuk ka më nevojë për lider të fortë, ka nevojë për shtet të fortë dhe institucione të forta”, deklaronte Kryemadhi në ‘Opinionin” e 7 Marsit 2019. Pra, pak kohë pasi i kishin djegur mandatet.

Po çfarë ndodhi?

Në gjithë atë entuziazëm opozitar, me argumentin se kishin rrëzuar Ramën, u shpallën zgjedhjet vendore të 30 Qershorit, të cilat kaluan pa probleme.

Rama mori të gjithë pushtetin vendor në duar dhe opozitarët mbetën aty ku ishin.

Të dalë jashtë loje, Opozita nisi të bënte politikë në distancë, sërish me moton se Ramës i kishte ardhur fundi.

Por, Rama sërish ishte në pushtet, dhe në Shtator të vitit 2020, u shpall edhe data për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, 25 Prill 2021, në të cilat Opozita mori pjesë dhe humbi suksesshëm.

Dështimi i radhës

Kryemadhi që deklaronte se Rama nuk do të mblidhte kurrë aq njerëz sa kishte opozita në protestën e 16 Shkurtit 2019, gati sa nuk mbeti jashtë Kuvendit, ndërsa partia e saj, u shpërbë.

Por, Kryemadhi nuk u largua nga politika siç deklaronte në vitin 2019. Madje në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit, duke harruar se ç’kishte thënë më herët, përmendi sërish dorëheqje.

Në një emision televiziv, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi fillimisht ka deklaruar se do të jepte dorëheqjen nëse humbte dhe në pak minuta është kthjelluar, duke kundërshtuar atë çfarë kishte thënë më herët.

“Me një mandat më pak se ata që dogjën. Nëse unë marr 19 mandate, atëherë e quaj dështim. Dorëheqja nuk jepet vetëm për dështime, por edhe kur realizon gjëra shumë të mira, dhe ia jep shansin të tjerëve për të ecur përpara. Voto LSI që të ketë dorëheqje, voto LSI që Monika Kryemadhi të japë dorëheqjen’, ka deklaruar ajo.

Kujtojmë se Kryemadhi përfundoi vetëm me 4 mandate deputetësh, nga 19 mandate  që kishte dhe i dogji dhe të paktën ligjërisht Monika Kryemadhi është ende në krye të LSI-se/cna

/m.j

Next Post
Konsumoni akullore gjatë verës? Sa kalori kanë dhe cila është vlera e tyre ushqyese

Konsumoni akullore gjatë verës? Sa kalori kanë dhe cila është vlera e tyre ushqyese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In