• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LSI çon në Kushtetuese Korporatën e Investimeve Shqiptare! Caka: Rama kërkon të vjedhë pronat e shqiptarëve

by
10/01/2022 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim ka çuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për krimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare.Përmes një deklarate ish-deputetja e LSI, Silva Caka, shprehet se sipas saj ky ligj është ideuar nga Edi Rama, të cilin ajo e quan arkitekti i shkatërrimit dhe vjedhjes së pronave publike e private të qytetarëve tanë.

“Për t’ua rikujtuar të gjithëve: ky ligj synon përqendrimin e gjithë pronave të shqiptarëve, publike dhe private, në një dorë të vetme. Krijimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare, nuk është asgjë tjetër veçse vjedhja, transformimi dhe tjetërsimi i çdo prone me ligj të posaçëm. Përjashtimi i Korporatës nga rregullat e përgjithshme të prokurimit publik, mënyra e krijimit, funksionimit dhe organizimit të saj, mospërcaktimi i qëllimshëm i rolit të shtetit si rregullator në këtë ligj dhe dhënia e pozitës dominante në treg, shkel shumë parime të rëndësishme të demokracisë, shtetit të së drejtës, sigurisë juridike, tregut të lirë e konkurrencës si dhe barazisë në ligj e përpara tij, parime të cilat garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Qëllimi kriminal i këtij ligji bëhet akoma edhe më i dukshëm në kushtet kur shqiptarëve ende iu zgjat agonia për çështjen e pronave, një problem madhor i 30 viteve të fundit, i cili për fat të keq ende nuk ka gjetur zgjidhje.

Kundër këtij ligji u shpreh edhe Komisioni i Venezias, Departamenti Amerikan i Shtetit, Këshilli i Europës dhe Banka Botërore, por asnjë nga këto nuk e ndaloi planin kriminal të Edi Ramës për zhvatjen e pronave të shqiptarëve.

Për gjithë sa përmendëm më sipër, Lëvizja Socialiste për Integrim, në respektim edhe të afatit ligjor, ka vendosur t’i drejtohet sot Gjykatës Kushtetuese me një tjetër padi. Në këtë padi do të kërkojmë shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit nr. 71/2019, “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare” dhe pezullimin e zbatimit të tij e të çdo akti nënligjor të nxjerrë për zbatimin e këtij ligji, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dua të garantoj të gjithë qytetarët shqiptarë se do të bëjmë çdo përpjekje ligjore, brenda dhe jashtë Shqipërisë, që interesat e tyre të ligjshme të mos cënohen”, tha Caka.

/b.h

Next Post
Basha: Berisha donte gjak në godinën e PD-së, skenari i tij dështoi!

Basha: Berisha donte gjak në godinën e PD-së, skenari i tij dështoi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE-Sesioni i ri parlamentar nis me tensione, opozita “pushton” foltoren e Kuvendit

LIVE-Sesioni i ri parlamentar nis me tensione, opozita “pushton” foltoren e Kuvendit

January 19, 2026
Mbeti i vrarë në burgun grek/ Detajet, Jani Aliaj autor i vrasjes së Elton Çiços, e shkuara e errët e 49-vjeçarit (FOTO)

Mbeti i vrarë në burgun grek/ Detajet, Jani Aliaj autor i vrasjes së Elton Çiços, e shkuara e errët e 49-vjeçarit (FOTO)

January 19, 2026
Projektligji për Policinë Bashkiake, Koçiu: Përmirësim i shërbimeve dhe rritje e sigurisë publike

Projektligji për Policinë Bashkiake, Koçiu: Përmirësim i shërbimeve dhe rritje e sigurisë publike

January 19, 2026
Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

January 19, 2026
Sulm me thikë nga një i dënuar grek/ Vritet shqiptari në burgun e Koridhalos në Greqi (EMRI)

Sulm me thikë nga një i dënuar grek/ Vritet shqiptari në burgun e Koridhalos në Greqi (EMRI)

January 19, 2026
“Po thuhen të pavërteta në Bordin e Paqes”, Rama: Nuk do vijnë palestinezë, nuk do paguajmë 1 mld euro

Deklarata e Safe Journalists për RTSH-në: Qëndrimi im është keqinterpretuar dhe shtrembëruar

January 19, 2026
Muzeut të Krujës i shtohen hartat e rralla/ Rama i bën jehonë lajmit

Muzeut të Krujës i shtohen hartat e rralla/ Rama i bën jehonë lajmit

January 19, 2026
Dosja -“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Ja si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun..

Dosja -“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Ja si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun..

January 19, 2026
Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

January 19, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, sekuestrohet një makinë tjetër në Durrës

Apeli lë në burg Xhino Agon, dyshohet si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In