Të dielën pasdite Neymar ka grumbulluar të gjithë shokët e skuadrës tek PSG dhe iu ka komunikuar hapur se ka vendosur të qëndrojë edhe për një sezon me ta.
Informacionet nga Franca thonë se kjo i ka ngazëllyer të gjithë lojtarët e tjerë, madje disa prej tyre janë përlotur, duke e pyetur disa herë: Do qëndrosh? Do qëndrosh? Duke qenë se nuk e kanë besuar diçka të tillë.
Media franceze “RMC” ka cituar se një lojtar i PSG (identitetin e tij nuk e ka zbuluar) iu ka thënë atyre: “Ishte një lehtësim. Është e rëndësishme për projektin dhe mbi të gjitha pengon forcimin Barçës. Më mirë të luajmë me një Neymar që është paksa i trishtuar, sesa kundër një Neymar në formën më të mirë”.