• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lotaria amerikane, përgjigjet avokati amerikan për pyetjet më të shpeshta që bëhen

by Aalison Pearse Stevens
30/09/2016 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Avokati Kieran Both u përgjigje pyetjeve të lexuesve.

 

Shumë prej lexuesve tanë kanë dërguar pyetje në lidhje me lotarinë për Green Card. Ne shpresojmë t’u jemi përgjigjur disa prej tyre  në të kaluarën, dhe synojmë të publikojmë më shumë pyetje dhe përgjigje në të ardhmen. Ju urojmë fat të interesuarve për llotarinë amerikane për 2018!

Kur duhet të paraqes aplikimin tim ?

Periudha e paraqitjes së aplikimit për DV-2018 fillon nga ora 12:00 (mesditë- Eastern Standard Time (EST ) ditën e martë, 4 October, 2016 deri në ora 12:00 (mesditë),  dita e hënë, 7 nëntor 2016. Çdo vit, miliona njerëz aplikojnë për të. Aplikantët inkurajohen të aplikojnë herët, e jo ta lenë për ditët e fundit. Departamenti i Shtetit nuk do të pranojë aplikime që vijnë pas mesditës së 7 nëntorit, 2016.

Ju mund të aplikoni në faqen e internetit të E-DV-së në www.dvlottery.state.gov

Unë ndodhem në Shtetet e Bashkuara. A mund të hyj në programin e llotarisë për green card-ën amerikane?

Po, aplikanti mund të jetë në Shtetet e Bashkuara ose në një vend tjetër, dhe mund të paraqesë aplikimin prej ngado.

A është e vërtetë që aplikimi bëhet vetëm një herë?

Po, ligji lejon vetëm një aplikim për secilin person gjatë çdo periudhe të regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për të zbuluar nëse  ka aplikime më se një herë nga i njejti person. Individët me më shumë se një aplikim/hyrje/ do të skualifikohen.

A mundet që  bashkëshorti im dhe unë, secili, të paraqesim  aplikime  më vete?

Po, secili bashkëshort mund të dorëzojë nga një aplikim, veças, në qoftë se secili përmbush kërkesat ligjore. Nëse njëri bashkëshort është përzgjedhur, tjetri ka të drejtë për të aplikuar si një derivat/ i varur.

 Cilët anëtarët të familjes duhen përfshirë në aplikim?

Për Bashkëshortin: Nëse jeni të martuar ligjërisht, ju duhet të listoni(vini në aplikim) bashkëshorten tuaj, pa marrë parasysh nëse ajo jeton me ju, ose  jo. Ju duhet të listoni bashkëshorten edhe nëse jetoni veç , por të padivorcuar ende  ligjërisht. Nëse jeni të ndarë ligjërisht,  ju nuk keni përse  ta vendosni  bashkëshorten tuaj në listë. Pra, nëse jeni divorcuar ose bashkëshorti /bashkëshortja juaj është  i/e vdekur, ju nuk e vini atë  në  listë.

Për fëmijët: Ju duhet të listoni të GJITHË fëmijët tuaj që janë të pamartuar dhe nën 21 vjeç, në kohën e aplikimit, pavarësisht nëse janë fëmijët tuaj natyralë, apo të adoptuar -fëmijët e bashkëshortes tuaj, apo fëmijë që ju i keni adoptuar zyrtarisht në përputhje me ligjet në fuqi. Listoni të gjithë fëmijët që janë nën 21 vjeç, në kohën e aplikimit tuaj elektronik, edhe nëse ata nuk banojnë me ju. Nuk është e nevojshme  të listoni fëmijë që kanë marrë shtetësinë amerikane apo janë rezidentë permanente të SHBA.

Nëse keni listuar anëtarët e familjes në aplikimin tuaj, nuk është e nevojshme aplikimi për vizë për ta, për të emigruar / udhëtuar sëbashku me ju. Megjithatë, në qoftë se ju nukdo t’i përfshini ata  në listim, rasti juaj do të skualifikohej në kohën e intervistës për vizë, dhe as juve as  asnjërit prej anëtarëve të familjes suaj nuk u jepet vizë. (Kjo vlen vetëm për ata që janë listuar si anëtarë të familjes në kohën kur është dorëzuar aplikimi origjinal).

Bashkëshorti /bashkëshortja /juaj, në qoftë se është e ligjshme ka të drejtë  të dorëzojë  aplikim më vete, edhe pse ai ose ajo është radhitur në aplikimin tuaj, për sa kohë që të dyja aplikimet të përfshijnë detaje mbi të gjithë vartësit(dependents) në familjen tuaj.

A duhet ta përgatis e  dorëzoj unë personalisht  aplikimin për llotarinë për green card, apo mund të bëjë edhe  një tjetër për mua?

Departamenti i Shtetit inkurajon aplikuesit për të përgatitur dhe dorëzuar aplikimet vetë , por  nëse e keni të vështirë, dikush tjetër mund ta përgatisë atë për ju.  një avokat, mik, i afërm, apo dikush tjetër në emrin tuaj. Bëhet vetëm një një aplikim.

Unë kam aplikuar fillimisht për vizë emigrimi në kategorinë e preferencave familjare. A jam i lejuar që  ndërkohë të aplikoj  edhe për programin e DV-së?

Po.

 Sa kohë pas aplikimit do të vijë konfirmimi elektronik?

 Ju duhet të merrni njoftimin konfirmues menjëherë, përfshirë  bashkë me te edhe njënumër konfirmimi që ju duhet  ta ruani me kujdes. Megjithatë, natyra e paparashikueshme e internetit mund të rezultojë në vonesa. Ju duhet të godisni butonin “Submit” aq herë sa është e nevojshme deri sa të merrni njoftimin konfirmues. Me të marrë njoftimin konfirmues, mos e ridërgoni  më informacionin tuaj.

Si mund ta di nëse jam përzgjedhur unë ?

Përdorni numrin tuaj të konfirmimit për të kontrolluar statusin tuaj.  Shikoni në faqen e internetit të E-DV-së nëwww.dvlottery.state.gov duke filluar  nga 2 Maj , 2017, deri më 30 shtator, 2018. Kjo  është mënyra e vetme me të cilën  do të merrni njoftimin nga Departamenti i i Shtetit, nëse jeni përzgjedhur. Mbajeni numrin e konfirmimit deri më 30 shtator, 2018 për cdo rast. Nëse ju jeni përzgjedhur, do ta merrni njoftimin vetëm nëpërmjet komunikimin me e-mail lidhur  me intervistën  për vizë, u jepen udhezime per aplikimin për vizë dhe u njofton për datën dhe kohën. “Entrant Status Check “ është e vetmja mënyrë nëpërmjet së cilës do ta merrni njoftimin nga Departmenti i shtetit  nëse jeni përzgjedhur për llotarinë amerikane.

 Sa kushton hyrja në programin “Diversity Visa”për fitimin e llotarisë amerikane?

Nuk ka asnjë tarifë për të dorëzuar aplikimin. Megjithatë, nëse ju jeni përzgjedhur,  duhet të paguani të gjitha tarifat e kërkuara në kohën e aplikimit për vizë dhe të intervistës; pagesa  bëhet tek arkëtari konsullor në Ambasadën e SHBA-së apo Konsullatë.

Illyria

ma.me

Next Post
Vetting-u/ Komisioni mblidhet të hënën, diskutohen propozimet e ekspertëve

Opozita rikthehet në komisionin e reformës në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta Ruth Bourne, gruaja që deshifroi kodet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore

Ndahet nga jeta Ruth Bourne, gruaja që deshifroi kodet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore

December 26, 2025
Gjatësia e hekurudhave me shpejtësi të lartë në Kinë tejkalon 50.000 km

Gjatësia e hekurudhave me shpejtësi të lartë në Kinë tejkalon 50.000 km

December 26, 2025
Japoni, sulm me thikë brenda një fabrike, 14 persona mbetën të plagosur! Çfarë iu zbulua autorit pas arrestimit?

Japoni, sulm me thikë brenda një fabrike, 14 persona mbetën të plagosur! Çfarë iu zbulua autorit pas arrestimit?

December 26, 2025
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Më të heshturit janë ata që kanë vuajtur më shumë, këto shenja të horoskopit janë më të forta nga sa mendoni

December 26, 2025
Kapet në Kakavijë shqiptari, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana/ Arrestohen edhe dy të kërkuar në Greqi

Kapet në Kakavijë shqiptari, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana/ Arrestohen edhe dy të kërkuar në Greqi

December 26, 2025
Kim Jong Un urdhëron rritjen e prodhimit të raketave në 2026! Për çfarë përgatitet Koreja komuniste?

Kim Jong Un urdhëron rritjen e prodhimit të raketave në 2026! Për çfarë përgatitet Koreja komuniste?

December 26, 2025
Tiranë/ Makina përplas skuterin me dy të mitur, 13 dhe 6 vjeç. Arrestohet drejtuesi i automjetit

Luante futboll me miqtë dhe humbi jetën/ Detajet e reja nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë. Ja dyshimet e mjekëve

December 26, 2025
Propaganda nuk njeh kufij, Putini shfaqet për vit të ri në një film vizatimor për fëmijë

Propaganda nuk njeh kufij, Putini shfaqet për vit të ri në një film vizatimor për fëmijë

December 26, 2025
“Angelo është strateg”, vëllai i banorit të BBV’: Kristin e ka kundërshtar në lojë që e mban pranë. Nëse do krijonte lidhje…

“Angelo është strateg”, vëllai i banorit të BBV’: Kristin e ka kundërshtar në lojë që e mban pranë. Nëse do krijonte lidhje…

December 26, 2025
“Kontrabandë mallrash”, “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”, e pësojnë 8 persona! Një prej tyre doganier

“Kontrabandë mallrash”, “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”, e pësojnë 8 persona! Një prej tyre doganier

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com