Stadiumi i Shkodrës “Loro Boriçi” duket se është drejt përfundimit. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rama i cili e ka njoftuar këtë fakt në Facebook.
“Gjithçka gati për kantierin e ndërtimit të shtëpisë tjetër të kuqezinjve në Shkodër” – shkruan Rama i cili sjell edhe fotografinë e radhës.
“Ndryshime reale, drejtimi i duhur” – e mbyll postimin Edi Rama duke theksuar kështu edhe sloganin e fushatës për zgjedhjet vendore.









