• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lorik Cana tregon sesi Ambasada i prishi ëndrrën “Arsenal”!

by Java News
03/01/2019 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur ke luajtur për shumë vite futboll, sigurisht që ke edhe shumë për të treguar. Ngjarje, ndodhi, histori, anekdota dhe histori të ndryshme merkatoje. Lorik Cana, lideri i shqiptarëve dhe tifozëve, që është tërhequr nga futbolli dhe që sot studion për drejtues, i ftuar në emisionin “Mos i fol babagjyshit” në “Ora News”, ka treguar disa detaje nga karriera e tij kur ishte i ri. Mes tyre bie në sy sidomos historia e interesimit të Arsenalit, që sot ka në radhët e tij një shqiptar, por që përfaqëson Zvicrën (Granit Xhaka). Ishte koha kur Cana luante te PSG-ja.

“Bëmë një turne në Zvicër dhe mes këtyre skuadrash ishte dhe Arsenali, PSG-ja dhe disa skuadra të tjera. Më erdhi ftesa nga Arsenali për të bërë një provë, kontretisht nga Arsen Vengeri. Isha akoma 16-vjeç dhe më kujtohet që u bëmë të gjithë gati. Ishte një mundësi e artë.

Shkuam drejt Ambasadës për të marrë vizën. E shikoja si mundësinë e fundit për të pasur një karrierë futbolli, sepse kishim marrë shkresën që do të riktheheshim në Kosovë. Kur nuk ma dhanë vizën ishte shumë e rëndë. Sikur të mbyllet një derë”.

Cana rrëfen gjithashtu edhe aventurën te PSG, kur kishte të bënte me shumë yje në ekip. “Në moshën 18-vjeçarë kam filluar të stërvitem me ekipin e parë të PSG-së. Në atë kohë Parisi kishte yje botërore. Një nga këta ishte dhe Ronaldinjo. Sapo kishte fituar kampionatin Botëror.

Më kujtohet herën e parë, kur shkova në stërvitje, i tregova dhe emrin tim. Nuk e mbajti mend dhe më thërriste Sedrik. Më vonë, e kuptova që kisha fituar besimin e tyre, kur Ronaldinjo filloi të ma thërriste saktë emrin tim. Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme”.

Next Post
Historia e shqiptares së vrarë që ishte e lidhur me afganin

Historia e shqiptares së vrarë që ishte e lidhur me afganin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In