Lorik Cana: Serbi Xhorxheviç më bëri që të iki nga Lacio
Kapiteni i Kombëtares Lorik Cana ka zbuluar një detaj interesant të kalimit të tij nga Lacio tek ekipi francez i Nantes. Sipas tij, ka qenë Filip Xhorxheviç, sulmuesi serb që erdhi nga Nantes tek Lacion, i cili i ka folur mirë atij për qytetin dhe klubin francez.
“Është keq që presidenti e ka lënë të lirë të largohet nga këtu, pasi ai është një super lojtar. Ai më tha se bëja mirë të vija këtu, më foli për klubin, tifozët, stadiumin dhe qytetin. E pyeta edhe në lidhje me jetën e përditshme këtu. Nuk kam pasur ndonjë reagim negativ nga ai”, i tha Lorik Cana portalit ‘butfootballclub.fr’.










