• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mentaliteti sovjetik kyç dyert e qelive

by Lorenc Vangjeli
28/01/2022 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lorenc Vangjeli shpërthen në studion e ABC News me gazetaren Sibora Bitri.  “Në Shqipëri të gjithë i kemi sytë nga Perëndimi, por jemi marëzisht Lindorë. Me reformën në drejtësi është ndërtuar “një godinë” moderne për sistemin, por ajo është ende nën pushtetin e mendësisë sovjetike. kërkojmë Evropën, por kokën, trupin, shpirtin dhe mënyrën e sjelljes e kemi totalisht Azi.

Edhe 30 vjet pas rënies së komunizmit, mentaliteti sovjetik i sjelljes së shoqërisë është ulëritës. Sillemi si sovjetikët e Stalinit që mjaftonte të dyshonte për dikë dhe e mbyllte në burg dhe më pas tentonte t’i provonte fajin. Demokracia është krejt e kundërta. Çdokush është i pafajshëm deri sa gjykata të vendosë ndryshe në formë përfundimtare”, tha analisti Vangjeli në ABC Live me Sibora Bitrin.

Duke ju referuar sistemit të drejtësisë, ai tha se ky sistem është në reformism, ajo që duhet të ndryshojë është mentaliteti i përgjithshëm, jo vetëm i aktorëve të sistemit, por edhe të vetë shoqërisë shqiptare.

“Po ju jap një shembull për për t’ju treguar thellësinë e këtij mentaliteti sovjetik në Shqipëri dhe ndryshimin që kemi në këtë pikë me Perëndimin. Një shqiptar i kap[ur duke vjedhur një cellular, dërgohet në arrest me burg dhe i mbyllet qelia me 25 çelësa dhe harrohet aty duke e “detyruar” ministrin e drejtësisë Ulsi Manja të paguajë 25 euro për çdo ditë qëndrimi në paraburgim. Si ai edhe të tjerë, kalben brenda dhe askush nuk kujtohet; madje as Lefter Koka, aktualisht i paraburgosuri më i famshëm nën arrest, nuk i ka shpëtuar këtij fati. Të paraburgosurit qëndrojnë për muaj e ndonjëherë me vite në paraburgim në pritje të procesit të tyre”, tha Lorenc Vangjeli.

Sipas analistit Lorenc Vangjeli demokracia si sistem afron një qasje krejt tjetër. Arresti me burg është një masë ekstreme ndalimi që përdoret vetëm në raste të veçanta dhe kushte të tillë. Paraburgimi vlen atëherë kur i pandehuri rrezikon të largohet e t’i shmanget hetimit, të prishë provat apo kërcënojë dëshmitarët, kur afron sërish një rrezikshmëri të madhe shoqërore dhe rrezikon të përsërisë të njëjtën vepër. Ndërkohë që sot, sipas Vangjelit, për çdo të burgosur, ka një qytetar që prêt procesin si i paraburgosur. Vangjeli thotë se ka masa të tjera, të përcaktuara në Kodin e Procedurës penale që mund të përdoren për shumicën e rasteve ndaj personave që janë nën hetim. Nga arresti në shtëpi, detyrimi për paraqitje, bllokimi i pasaportës, garanciua pasurore e të tjerë.

“Dhe mbasi gjyqtari të shpallë fajësinë në formë të prerë, atëherë mund të flitet për heqjen e lirisë dhe vuajtjen e dënimit. Në këtë kuptim që nga keqbërësi i vogël që i fut tjetrit dorën në xhep në autobuzin e unazës e deri tek Lefter Koka, të cilin tashmë gjykata popullore e rrugës e ka shpallur fajtor pa të drejtë ankimimi, drejtësia duhet të gjejë një mënyrë krejt tjetër trajtimi”.

Lorenc Vangjeli, i cili prej vitesh ka formuluar një tezë të tillë, beson se ka një nevojë ulëritëse për të ndryshuar pikërisht mentalitetin e shoqërisë në këtë drejtim. Për të respektuar individin, për të mos vënë ndëshkimin në plan të parë, por mundësinë e reabilitimit, për të mos e parë burgun si qëllim në vetvete, por si mjet për të siguruar rend, qetësi dhe ndëshkueshmëri të mëkatarëve.

Për më shumë ndiqni videon e emisionit ABC Live, në ABC NEWS , të gazetares Sibora Bitri, duke nisur që nga minuta e 29.34

Next Post
Kandidati për Shoqatën e Tiranës, Prodani letër FIFA-s: Të gjitha shkeljet e FSHF! Situata është e turpshme

Kandidati për Shoqatën e Tiranës, Prodani letër FIFA-s: Të gjitha shkeljet e FSHF! Situata është e turpshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, vriten komandanti i Gardës Revolucionare dhe ministri i Mbrojtjes iraniane

Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, vriten komandanti i Gardës Revolucionare dhe ministri i Mbrojtjes iraniane

February 28, 2026
Sulmi SHBA-Izrael ndaj Iranit, kryediplomatja e BE-së: Zhvillimet e fundit në Lindje të Mesme janë të rrezikshme

Sulmi SHBA-Izrael ndaj Iranit, kryediplomatja e BE-së: Zhvillimet e fundit në Lindje të Mesme janë të rrezikshme

February 28, 2026
Sulmet izraelite/ Media në Teheran: Goditet një shkollë në Minab, vdesin 5 nxënëse

Sulmet izraelite/ Media në Teheran: Goditet një shkollë në Minab, vdesin 5 nxënëse

February 28, 2026
Telefonata, SMS dhe internet në BE pa tarifa shtesë/ KE propozon shfuqizimin e roaming për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

Telefonata, SMS dhe internet në BE pa tarifa shtesë/ KE propozon shfuqizimin e roaming për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

February 28, 2026
Çfarë fshihet pas “ulërimës së luanit”? Përballja e Netanyahut me regjimin e dobësuar iranian

Çfarë fshihet pas “ulërimës së luanit”? Përballja e Netanyahut me regjimin e dobësuar iranian

February 28, 2026
U hodh në lumin Osum 10 ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit

U hodh në lumin Osum 10 ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit

February 28, 2026
Tregtonte veshje të kontrabanduara dhe me logo false, arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë

Tregtonte veshje të kontrabanduara dhe me logo false, arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë

February 28, 2026
Shpërthime nga brigjet e Dubait deri në Katar, Irani nis ofensivë në Lindjen e Mesme pritet kundërpërgjigja amerikane

Shpërthime nga brigjet e Dubait deri në Katar, Irani nis ofensivë në Lindjen e Mesme pritet kundërpërgjigja amerikane

February 28, 2026
Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

February 28, 2026
U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In